KED i nis emrat presidentit për dy vendet bosh, drejt ngritjes Gjykata Kushtetuese

KED i nis emrat presidentit për dy vendet bosh, drejt ngritjes Gjykata Kushtetuese

Benda 30 ditësh, Gjykata Kushtetuese do të ketë dy anëtarë të rinj. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i dërgoi Presidentit të Republikës Ilir Meta,  listat me renditjen e 6 kandidatëve për dy vende vakante në Kushtetuese.

Anëtarët e rinj do të zgjidhen mes kandidatëve të renditur në vendet e para: Arta Vorpsi, Elsa Toska, Besnik Muçi dhe Fiona Papajorgji.

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se në rast se nuk shprehet brenda këtij afati, atëherë kandidati i parë në listë konsiderohet i emëruar.

KED i nisi intervistat më 7 gusht me Besnik Muçin, ndërsa i mbylli me kandidatët e tjerë Arta Vorpsi, Elsa Toska, Fiona Papajorgji, Regleta Panajoti dhe Marsida Xhaferllari. 

Gjykatës Kushtetuese do t'i duhen edhe disa muaj për të qenë funksionale dhe për të shqyrtuar me seancë dekretin e zgjedhjeve apo shkarkimin e presidentit Meta. Pas pak kohësh kjo gjykatë do të mund të ketë 5 anëtarë ndërsa për të realizuar seanca gjykimi kërkohen minimum 6 anëtarë. Por nga lista e këshillit të emërimeve në drejtësi mund të emërohen 4 gjyqtarë duke u bërë 5 së bashku me Vitore Tushën që qëndron ende në detyrë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër