Lobimi rus/ Si e shpëtuan Bashën, Berisha me gjyqtarët Lazër Sallaku, Alaudin Malaj e Shpresa Beçaj, s'njohën provat e dëshminë e Muzin në SHBA

Lobimi rus/ Si e shpëtuan Bashën, Berisha me gjyqtarët Lazër Sallaku, Alaudin Malaj e Shpresa Beçaj, s'njohën provat e dëshminë e Muzin në SHBA

Gjyqtarët Alaudin Malaj, Shpresa Becaj dhe Lazer Sallaku

Një raport special i deklasifikuar i inteligjencës amerikane, sipas të cilit Rusia i ka dhënë fshehurazi 500 mijë USD Partisë Demokratike, ka rikthyer edhe një herë në vëmendjen skandalin e lobimit të PD me para të dyshimta në SHBA në vitin 2017, i mbyllur nga drejtësia po në mënyrë të dyshimtë dhe me shumë pikëpyetje. Edhe pse afera dhe elementët e përgjegjësisë penale ishin flagrante, Shqiptarja.com sjell sot fakte dhe rrethana se si për shpëtimin e Lulzim Bashës nga ndëshkimi penal janë angazhuar Sali Berisha, disa gjyqtarë dhe prokurorë. 

Në emër të PD janë paguar 675 mijë dollarë për kompani lobimi pjesë e Muzin Capitol Partners drejtuar nga Nicolas Muzin. Paratë u paguan sipas deklarimeve të kompanisë “Stonington Strategies” në Departamentin e Drejtësisë në SHBA, nga Partia Demokratike me vlerë totale 525 mijë USD në vitin 2017 dhe një pagesë të tretë nga “Biniatta Trade LP”-një kompani guackë e regjistruar në Skoci, në vlerën e 150 mijë USD. PD deklaroi në Komisionin Qendrorë të Zgjedhjeve vetëm pagesën 25 mijë dollarëve.

Sot Sali Berisha, për shkak të konjukturës së re politike, pranon financimin rus të PD-së dhe akuzon Bashën, por në vitin 2018, Berisha e konsideronte çështjen e lobimit një trillim të Edi Ramës kundër opozitës. “Fushata për gjoja lidhje ruse elektorale të PD, është një trillim fund e krye i Ramës për të krijuar ngjashmëri me atë fushatë që është sot në SHBA kundër Trump, për të maskuar lidhjet e tij të cilat dora dorës do dalin në dritë, nafta dhe lidhje të tjera. Por qëndrojmë këtu. Ajo që mund të them unë për këtë pyetje është se u them shqiptarëve me përgjegjësi të plotë se PD nuk ka patur asnjë kontratë me asnjë kompani ruse. PD nuk ka marrë asnjë qindarkë nga rusët”, shprehej Berisha. 

Me këtë qëndrim mohues, Berisha ushtroi presion tek prokurorët dhe gjyqtarët, duke e paraqitur çështjen si një luftë të brendshme politike. Si rrallë ndonjëherë, Prokuroria e Tiranës shkoi e ndarë para gjykatës në dy qëndrime, kur dërgoi dosjen e lobimit rus për gjykim. Dy prokurorë hoqën akuzën më të rëndësishme, atë të pastrimit të parave. Dy prokurorë, përfshirë edhe Gjergji Tako firmosën dërgimin e dosjes për gjykim, në limitet kohore, dhjetor 2019, vetëm me akuzën e falsifikimit për Lulzim Bashën, Arben Ristanin dhe Ilir Dervishin.

U shmang thelbi i çështjes: Burimi i parave të padeklaruara. Edhe sot, të gjithë e pranojnë lobimin me 675 mijë dollarë, por askush nuk ka një përgjigje se cili është burimi i parave. 

Prokurori Kol Hysenaj nuk e firmosi dosjen për gjykim, ndërsa ish kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj ka kërkuar hetime të mëtejshme, duke përfshirë marrjen në pyetje edhe të lobimit Nicolas Muzin, të cilit rusët besohet se i kanë kaluar 500 mijë USD për lobim, për llogari të PD-së. Por, udhëzimi i zonjës Imeraj për çështje konkrete kishte karakter jo detyrues për prokurorin që është i pavarur. 

Në këto rrethana, gjyqtari i shkallës së parë Lazër Sallaku, e kishte më të lehtë për të mbyllur dosjen në janar të vitit 2020. Më pas, Sallaku mbylli edhe dosjen CEZ, e cila aktualisht po hetohet pjesërisht nga SPAK-u. 

Vendimi i gjyqtarit Lazër Sallaku u ankimua në Gjykatën e Apeli. Përfaqësuesi i akuzës ishte prokurori i Apelit Nezir Gjoka. Përplasja mes prokurorëve është zhvendosur në Apel. 

Gjergji Tako ka pohuar se të pandehurit duhet të dënoheshin pasi “kanë fshehur shumën 500 000 USD që është dhënë cash nga subjekti PD tek Kompania e huaj private për të bërë lobim në SHBA me qëllim zgjedhor në favor të këtij subjekti politik, duke qenë se zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin pas disa kohësh në qershor 2017”. 

Ndërsa Kol Hysenaj ka pohuar se “gjykata jo vetëm me kërkesën e Prokurorit por edhe kryesisht duhet të konstatonte pavlefshmërinë e akteve të cilat ishin dhe janë absolutisht të pavlefshme. Kërkesat drejtuar Gjykatës “Për dërgimin e çështjes në gjyq”, ajo “Për pushimin e çështjes” janë absolutisht të pavlefshme bazuar në nenin 331/2/4 të K. Pr.Penale... Hetimet nuk janë zhvilluar të plota për të patur nga ana e prokurorëve të çështjes një vendimmarrje të bazuar në ligj”.

Në 15 maj 2020, gjyqtarët Shpresa Beçaj dhe Alaundin Malaj vendosën pushimin e çështjes, duke shpëtuar kësisoj Lulzim Bashën nga ndëshkimi penal. Gjyqtari i tretë Shkëlqim Mustafa votoi kundra mbylljes së dosjes së lobimit rus pa ndëshkim. Edhe pse trupa gjykuese u nda, vlen të theksohet se dosja e lobimit rus është sabotuar kryesisht nga prokurorët e Tiranës, që më heqjen e akuzës së pastrimit të parave, deri tek hetimet e mangëta. 

Megjithatë, edhe Shpresa Beçaj dhe Alaundin Malaj kanë dhënë kontributin e tyre në mbylljen e dosjes, duke zhvlerësuar; Deklarimet në Departamentin e Drejtësisë së SHBA ku pasqyrohet lobimi nga PD, si dhe dëshminë e Nicolas Muzin, i cili ka deklaruar se ka marrë 500 mijë USD nga Partia Demokratike. 

Sipas tyre “Nëpërmjet letërporosisë është kërkuar të pyetet shtetasi N. M, i cili ka deklaruar se shifra prej 500.000 dollarë kanë shkuar prej PD-së dhe shifra prej 150.000 dollarë e B.….. T….. është përdorur prej PD-së. Gjatë shqyrtimit gjyqësor ka rezultuar se ky deklarim nuk konfirmohet me asnjë provë tjetër të përdorshme, për rrjedhojë nuk mund t’i nënshtrohet vlerësimit të gjykatës në respektim të nenit 152 të K.Pr.Penale, ku thuhet shprehimisht se: “Çdo provë i nënshtrohet shqyrtimit dhe nuk ka vlerë të paracaktuar.”. Sikurse u theksua më lart, bindja e brendshme e gjykatës formohet nga shqyrtimi i të gjitha rrethanave të çështjes në tërësinë e tyre. Kjo kërkesë e ligjit ka për qëllim që të detyrojë Gjykatën që para se ajo të arrijë në përfundimin e saj, lidhur me vlerësimin e provave, të marrë në shqyrtim jo vetëm njërën anë të provës që bën fjalë për vërtetësinë e saj, por dhe anën e kundërt që e ve në dyshim ose e mohon këtë vërtetësi, që gjykata të mbështetet jo vetëm te një provë, por në disa të tilla, që duke i vlerësuar në tërësinë e tyre të lejojnë jo nxjerrjen e një përfundimi hipotetik, por një të vetëm dhe të pakundërshtueshëm. Në rastin konkret, duke qenë vetëm përpara një deklarimi të shtetasit N. M mbi ekzistencën e faktit të pretenduar prej tij, Gjykata nuk mund të nxjerrë një përfundim kategorik për vërtetësinë e deklarimit të këtij të fundit”, kanë arsyetuar dy gjyqtarët. 

Dy vjet më vonë, inteligjenca amerikane konfirmon jo vetëm akuzën e mangët të prokurorisë, por edhe pastrimin e parave nga Partia Demokratike.

Vendimi për çështjen e lobimit

 

Vendimi për çështjen e lobimit

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjyshi: 17/09/2022 13:34

    Shemtira Kol Hysenaj burri i Dalines i cili ka aksidentuar me vdekje njerez dhe nuk i hyru gjemb ne kembe, sot gezon i qete pasurine e vene me djersen e qelbur te fshatarit. Alaudin Malaj kellira e pacipe e dreqtesise se Saliut po ashtu. Shpresa Becaj kucedra ku*,ve megjithe te bijen e semure si qen po ashtu. Lazri miliarder me 20 gra po ashtu gezon pasurite e bera me gjakun e shqiptareve. Mijra djem nenash vuajne denimet e ashpra qe kane dhene keta monstra per te kompesuar skandalet e ktahut tjeter. Drejtesia gjoja e re po sillet njelloj si e vjetra me keta mamuthe te korupsionit. Asnje sekuestrim, asnje ndjekje penale.

    Përgjigju
  • gjergji: 17/09/2022 08:59

    Besoj plotesisht qe 5 -seshja e studenteve shkodran,kryesoret e levizjes studentore shqiptare e padyshim gazetari super te mirenjohur e super patriot qe percaktojne PD thjeshte parti horash e vagabondash,hajdutesh e terroristesh e natyrisht A.Hajdarin jo vetem si hajdut por netto spiun serb e trafikant armesh.(shiste armet shqiptare UCK ME PARA NE DORE) GJITHEMON HORAT HISTORIKISHT MARRIN "RRUGEN PERPJETE" E PASTAJ RREZOHEN DHUNESHEM kur sqarohen gjerat e shikohen dokumentat. Ja pse PD e Salukut duhet zhdukur nje here e pergjithemon nga skena politike e drejtuese.Opozite nuk behet duke genjy,mashtru ,manipulu,kercnu,fyer e ofendu Qeverin,por duke denoncu me fakte te qarta ne dore veprimet korruptive te Qeveris. Nuk behet opozite natyrisht protesta me ish drejtues te policis shtetit,ish gjygjtar e prokuror te superkorruptuar kur te gjithe e dine se shumica tyre jane tropojan te mkamur me shtepi apo vila ne Tirane e natyrisht vila tek gjiri i Lalsit apo pasuri te patundeshme(toka apo shtepi,vila(gjate bregdetit te Jugut).Se si e ne cfar mendyre i kan "pushtuar" ato kur ne 1990 ato erdhen "lakuriq" nga tropoja vec nje zor e dine??!!!!

    Përgjigju
  • Beni: 16/09/2022 23:38

    Leket i mori Luli, fajin e ka Saliu. Problemi eshte se parate qe mori Luli nga biznesmeni shqiptar ne 2017 i futi ne xhep, ato qe ka dhene per lobim ne Usa, jane para ruse.

    Përgjigju
    • gjergji: 17/09/2022 09:13

      O Ben: me te vertete ti beson se parate ruse i mori Luli? Te lejne tropojanet e Salukut te grabisesh pare pa fute "doren" familja Berisha e patjeter tropojanet e aq ma teper se kto paskan qene ne kasaforten e PD!!!! Thjesht Beni : ti sheh andra me sy hapur,thojne shkodranet. Beni: Sali Berisha asht hajdut,rrencak e mashtrues,kercenues e terrorist e familjarisht i korruptum,prandaj ai duhet te nenshtrohet hetimi te rrepte e gjitheperfshires jo nga prokuroret tropojan(te gjithe jane larguar nga Veting-u)apo gjygjetar si Sallaku,Sh.Becaj(Brecani) e gjygjtar te tjere tropojan qe akoma nuk kan kaluar Vetingun apo gjygjetar made in Gjin Gjoni.Ekjo asht e nevojshme dhe e domosdoshme.

  • Tirana: 16/09/2022 23:18

    Gjyqtare e prokurore te korruptuar i kane mare frymen drejtesise ne Shqiperi. Para ketij fakti te gjithe duhet te vihen para kodit PENAL, deri te gjyqtaret Shpresa Becaj e A Malaj , ae mbyllen dosjen.

    Përgjigju
  • Avokat: 16/09/2022 19:48

    Si gjithmone Shpresa Becaj me Alaudin Malaj kreret e korrupsionit qe i kane pire gjakun ketij populli dhe kane marre rroga e shperblime pa punuar fare. Nqs nuk denohen keta soj gjykatesish drejtesia nuk behet...

    Përgjigju
    • Tirana: 16/09/2022 23:13

      Kjo Shpresa Becaj , nje gjyqtare korruptuar , nuk e di si vazhdon ne sistemin e drejtesise.

  • [()]: 16/09/2022 19:43

    Ca I ka ba Berisha Shqitareve edhe vorri mren ska me pranu!

    Përgjigju
  • xxx: 16/09/2022 18:53

    Keta gjyqtare te korruptuar duhet te kalojn para drejtesis qe nuk njohen provat e korrupsionit

    Përgjigju
  • Spak: 16/09/2022 16:57

    Collaku mendon se Amerika trillon njelloj si Sali dhe Co. Eshte tjeter bote ketej Kreshnik,nuk eshte Saliu!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve