TIRANE-Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) i ka dërguar Kuvendit të Shqipërisë listën me kandidatët për Inspektor të Lartë të Drejtësisë. Ish-Avokati i Shtetit, Artur Metani është renditur i parë në garën për drejtimin e institucionit që pritet të hetojë veprimtarinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Ndërsa kandidatët e tjerë janë; Sokol Stojani, Joana Asimi Sorraj, Eris Hysi dhe Lindita Troja. Nëse Kuvendi nuk arrin të zgjedhë kreun e ri të ILD-së mes 5 kandidaturave, zgjidhet automatikisht i pari, që është Artur Metani.
Njoftimi i plotë
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 26.12.2019, në zbatim të pikës 4 të nenit 147/d dhe pikës 1 të nenit 149/d të Kushtetutës, të pikës 2 të nenit 199, shkronjës “ë” të pikës 2 të nenit 201, nenit 217, të pikës 5 të nenit 229 dhe nenit 239 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ka përcjellë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për të ushtruar kompetencën e zgjedhjes së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë brenda 30 ditëve nga dorëzimi i akteve:
- Listën Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve të Lejuar për Inspektor i Lartë i Drejtësisë,
- Raportin e Arsyetuar për Renditjen e Kandidatëve të Lejuar për Inspektor i Lartë i Drejtësisë,
- si edhe aktet përkatëse të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi gjatë procedurës së verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve të lejuar për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
Lista përfundimtare e renditjes:
1. Artur Metani 89.6 Pikë
2. Sokol Stojani 89 Pikë
3. Joana Asimi Sorraj 82.2 Pikë
4. Eris Hysi 78.3 Pikë
5. Lindita Troja 63.4 Pikë
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11433
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Monitorimi i Reformës në Drejtësi/ Inspektori i Lartë i Drejtësisë, takim pune me drejtues të organizatave të shoqërisë civile
11 Dhjetor 2024, 20:30
-
Presidenca hedh shortin/ Zgjidhen 9 anëtarët e rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2025! Sokol Sadushi kryetari (EMRAT)
2 Dhjetor 2024, 09:43
-
ILD për buxhetin: Duam 16,8 mln lekë shtesë, mungon dhoma e serverëve, s’plotësohen nevojat! Çupi-Financave: A do hidhen këto lekë për fushatë elektorale?
11 Nëntor 2024, 11:57
-
Kohëzgjatja e mandatit të vakancës në 'Kushtetuese'/ KED: Nuk e çmojmë të përshtatshme t’i drejtohemi me një opinion Kuvendit
1 Nëntor 2024, 17:25
-
Zvarriti dosjen 3 vjet/ ILD kërkoi ulje me 40% të pagës për prokurorin e Shkodrës, KLP jep vetëm vërejtje
29 Tetor 2024, 12:39
-
Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion'! SPAK për Report Tv: I kemi përmbushur detyrimet! Jo dhe nga ILD e Gjykata e Lartë
3 Tetor 2024, 11:38
-
Kreu i ILD Metani: Komunikimi diplomatik për drejtësinë, ndihmon procesin integrues të vendit në BE
26 Korrik 2024, 08:44
-
Kreu i ILD Artur Metani në Kuvend: Ka pasur anatemim të punës së gjyqtarëve dhe prokurorëve nga politika
15 Korrik 2024, 16:43
-
Kreu i ILD-së vizitë zyrtare në Inspektoratin e Përgjithshëm të Drejtësisë së Francës! Në fokus procesi para-disiplinor ndaj magjistratëve
22 Qershor 2024, 10:39
-
Punonjësi i gjykatës Lezhë ankohet në ILD për prokuroren: Zbuti veprën penale për dhunuesin
16 Qershor 2024, 14:10
-
400 mijë lekë ryshfet për uljen e dënimit të një të burgosuri, KLD shkarkon gjyqtaren e dënuar nga GJKKO e Apeli për korrupsion
29 Maj 2024, 13:33
-
Ndreca kritika ILD-së: U shqyrtuan pak ankesa të qytetarëve! Edhe SPAK pa burime njerëzore, por është produktiv! Metani: Shohim standardin, jo numrin e hetimeve
23 Maj 2024, 12:42