Keidi Bare në kërkim të një ekipi të ri

Keidi Bare në kërkim të një ekipi të ri

Keidi Bare

Espanyol sezonin e ri do jetë pjesë e La Liga 2 në Spanjë, me ekipin katalanas që u rrëzua nga elita e futbollit. Në të tilla kushte, mesfushori i Kombëtares, Keidi Bare është në kërkim të një ekipi të ri.

Mediet në Spanjë bëjnë me dije se fieraku është mes emrave që kërkojnë largimin dhe e kanë të paqartë të ardhmen në këtë klub, kjo për shkak të pagesave të larta dhe formës së mirë, duke bërë që në drejtim të tyre të ketë oferta.

Me vlerë 3 milionë euro në treg dhe një vit kontratë të mbetur me Espanyolin, Bare duket se duhet të bindë drejtuesit për një largim falas, ose klubi katalanas të ulet më poshtë në kërkesat që ka për mesfushorin. I dëmtuar një disa muaj sezonin e fundit, Bare u ritkhye në fushë gjatë disa ndeshjeve, por pa mundur të shpëtojë të tijtë nga rrëzimi në ligën e dytë.

Edhe pse Luis Garcia e konsideron të rëndësishëm për ekipin, Bare po sheh mundësitë për një skuadër të re. 25-vjeçari është një "armë" më shumë edhe për trajnerin Sylvinho në Kombëtaren kuqezi.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla