Kryeministri britanik, Keir Starmer ka mbërritur në kryeqytetin e Kinës, Pekin, ku do të zhvillojë një vizitë pesëditore.
Starmer është udhëheqësi i parë i Mbretërisë së Bashkuar që viziton Kinën në tetë vjet dhe shpreson të forcojë lidhjet tregtare midis dy vendeve në një përpjekje për rritje ekonomike.
Ai shoqërohet në këtë udhëtim Sekretari i Biznesit, Peter Kyle, sekretarja e ekonomisë, Lucy Rigby dhe më shumë se 50 përfaqësues të bizneseve të Mbretërisë së Bashkuar.
Udhëtimi në Kinë është planifikuar gjatë disa muajve dhe përfshin pothuajse të gjitha departamentet qeveritare, si dhe takime me homologët kinezë,
Duke folur gjatë fluturimit për në Pekin, Starmer deklaroi se vizita do të jetë e dobishme, ndërsa dëshiron “një qasje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme ndaj Kinës”.
Vizita mund të shënojë një ndryshim kritik në lidhjet midis Britanisë dhe Kinës pas viteve të tëra të acarimit të thellë mbi shtypjen e lirive politike nga Pekini në Hong Kong, mbështetjen e Kinës për Rusinë në luftën e Ukrainës dhe akuzat nga shërbimet britanike të sigurisë se Kina spiunon rregullisht politikanë dhe zyrtarë.
Për Kinën, vizita i ofron vendit një shans për ta portretizuar veten si një partner të qëndrueshëm dhe të besueshëm në një kohë kaosi global.
Komente









