Këngëtari Stresi dhe Keisi kohët e fundit kanë qenë në qendër të mediave.
Ata u kthyen në dyshen më të komentuar për shkak të marrëdhënies së tyre.
Prej kohësh ata nuk janë parë bashkë dhe mendohet se janë ndarë.
Por shenjat tregojnë se ndarja është e vërtetë.
Së fundmi është vënë re se Keisi ka hequr unazën e martesës që mbante në gishtin e dorës së majtë.
Deri para pak ditësh ajo vazhdonte ta mbante duke na bërë të shpresonim për një ribashkim, megjithatë ky veprim i saj tregon se gjërat nuk kanë më kthim pas.
Kujtojmë se Stresi dhe Keisi këtë vit do të bënin një dasmë madhështore dhe kishin plane për të zgjeruar familjen, por asnjë nga planet nuk u realizua.
Tashmë Keisi po vazhdon jetën e saj në Kanada, larg Stresit, i cili momentalisht po fokusohet në karrierën e tij në Shqipëri.