Kejvina kërkon paqe me Luiz Ejllin përmes një droni? Motra e modeles shuan dyshimet: Fluturimi i parë arriti me sukses

Kejvina kërkon paqe me Luiz Ejllin përmes një droni? Motra e modeles shuan dyshimet: Fluturimi i parë arriti me sukses

Luiz Ejlli dhe Kejvina Kthella

Të gjithë kanë bërë paqe me Luizin sapo dolën nga shtëpia, apo të gjithë e kuptuan se, në fakt, Luizi ka mbështetjen e madhe nga publiku dhe për këtë thjesht duhet të aprovojnë? Ishte kjo një pikëpyetje e madhe e dronit të dërguar për Luiz Ejllin i cili mbante një foto të Kejvina Kthjellës me mbishkrimin “Unë të dua dhe ti e di”.  Modelja duket se ka dashur që t’i dërgojë një mesazh këngëtarit, pavarësisht se u eliminua nga shpulla që i dha atij.

Teksa të gjithë po dyshonin nëse vërtetë e ka nisur apo jo Kejvina, ka ardhur një reagim nga motra e saj, Dorisa Kthella. Kjo e fundit ka bërë një postim në “Instastory” ku shkruan krahas imazhit të dronit: “Fluturimi i parë arriti me sukses”.

Ndërkohë më herët në një bisedë me Luizin, Olta Gixhari u përpoq “t’i hapte sytë”, duke i thënë të mos bëhej naiv.

“Nuk ta ka dërguar Kejvina atë, harroje. Ti atë e nxore nga shtëpia, të të sjellë ajo dron. Mos u bëj naiv, Luiz. Nuk është i Kejvinës ai dron, nuk ma merr mendja. Ti e nxore jashtë,”-i tha Olta.

Nga ana tjetër Luizi i ka thënë se arsyeja e vërtetë pse Kejvina është jashtë shtëpisë sot, në fakt ishte nxitja që i bëri Olta dhe Tea.

2/2
G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • pula: 08/02/2023 13:12

    idiote, i lepihesh ketij perversi harbut !!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun