Përbërësit:
- 150 gr sheqer
- 100 gr vaj ulliri
- 3 vezë
- 300 gr miell
- Fryrës ëmbëlsirash
- Pak kripë
- 150 ml qumësht
- 50 gr arra të grira
- 500 gr fiq
Përgatitja:

Fillimisht rrahim vezët me sheqerin derisa të zbardhen. Më pas shtojmë miellin e situr gradualisht së bashku me fryrësin dhe kripën. Shtojmë vajin, fiqtë e prerë në kubikë të vegjël dhe arrat e thërrmuara.
Lyejmë një tavë me pak vaj, hedhim masën e përgatitur dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë për 50 minuta.
MC/Shqiptarja.com
Komento
Komente

