Përbërësit:
- 2 gota miell
- 2–3 vezë
- 1 gotë sheqer
- 1/2 gotë vaj
- 2 filxhanë kafeje kos
- 1/2 lugë kafeje sodë buke
- 1 filxhan kafeje arra të grira
- Lëkurë limoni ose portokalli
- Pak rrush të thatë
- Pak kakao (opsionale)
- Sheqer pudër për sipër
Përgatitja:
Rrahim vezët me sheqerin derisa të bëhen krem. Shtojmë kosin, vajin dhe lëkurën e limonit ose portokallit. Më pas shtojmë arrat dhe rrushin e thatë. Përziejmë miellin me sodën dhe e hedhim gradualisht te masa (brumi duhet të dalë i butë dhe pak i rrjedhshëm). Lyejmë tavën me gjalpë ose vaj, e spërkatim me pak miell dhe hedhim masën në tavë. Nëse dëshirojmë, një pjesë të brumit e përziejmë me kakao dhe krijojmë forma sipër. E vendosim kekun në furrë në 180–200°C për rreth 35–40 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë. Kur të ftohet e pudrosim me sheqer pudër.
Komente











