Debat me Kellici, Kryeministri Rama përmend në Komisionin për Inceneratorët foton e Shkëlzen Berishës me trafikantë droge

Kryeministri Rama i ka treguar deputetit Belind Këlliçi, i cili është rreshtuar me Sali Berishës, një foto të djalit të ish-Kryeministrit, Shkelzen Berishës me disa krerë të një grup shumë të rrezikshëm kriminal të trafikut të drogës në Evropës.

"Unë kam shkuar nëpër shumë biznese dhe realisht që ka njerëz me të cilët kam folur, por ka njerëzy të cilët kanë ngelur mbrapa. Ja ku është një fotografi e djalit të liderit historik me një grup trafikantësh kokaine dhe të ngrija mbi këtë fotografi një narrrativë, që këta janë duke ngrënë e duke pirë dhe jo 3 metra mbrapa. Më nxore një video që janë tre metra mbrapa meje. Nëse unë sot do ktheja kokën dhe këta mbrapa do të thotë që i njoh", tha Rama pasi Këlliçi i tregoi një video ku mbrapa ishin pronarët e inceneratorëve.

Në një tjetër rast ku Këlliçi e pyeti në lidhje me udhëtimin e Arben Ahmetajt me Mirel Mërtirin Rama tha se duhet të hiqet dorë nga kjo mendësi me foto.

"Ajo që ju më tregoni, e para është për t'u parë në çfarë rrethanash, e dyta është për t'u gjykuar nga struktura që gjykon, por para se unë të jap gjykim duhet që personi që ju e kishit këtu, duhet ta kishit pyetur. Kjo është një gjë që duhet sqaruar. Unë nuk preferoj të udhëtoj me biznesmenë e të bëj asgjë tjetër me biznesmenë veç bisedave të lidhur ame çështje të interesit ët tyre privat dhe interesit publik që unë përfaqësoj. Duke pas parasysh rrethanat konkrete, duhet parë sepse nuk mendoj që lidhjet duhen bërë kaq direkt. Solla shembullin e fotos para disa ditësh. Djali i ish-kryeministrit e ha e pi me një nga grupet mafioze më të egra të Europës. A është kjo arsye që unë të them që djali i sh-kryeministrit është mafioz dhe këta ndajnë kokainën bashkë? Është mirë mos ta zgjas më zinxhirin e asaj historie. Fotografitë nuk tregojnë asgjë. Mos të inkriminojmë njerëzit me foto se je i ri e nuk dihet se çfarë foto të del ty nesër dhe po të doli unë do të të mbroj ty. Mua më kanë nxjerrë lakuriq, e di ti. Mua ish-partia jote më ka nxjerrë lakuriq", tha Rama. 

Shkëlzen Berisha është parë nën shoqërinë e vëllezërve Osmani, 'koka' e grupit kriminal shqiptar që furnizonin Europën me kokainë njihen në Kosovë si biznesmenë të famshëm. 4 vëllezërit Qazim (me nofkën Feliks), Burim, Bekim dhe Bashkim Osmani ishin drejtuesit e grupit kriminal që prej vitesh jetojnë në Gjermani.

Shkëlzen Berisha është parë dhe në hotele luksoze, siç ka qenë rasti i vitit 2016, në Ritzi Restaurant Puerto Portals. Mediat kanë publikuar një foto të Shkëlzen Berishës, i biri i Sali Berishës, me një nga vëllezërit Osmani, konkretisht Bekim Osmanin. Sipas mediave, Shkëlzen Berisha është mik i ngushtë me vëllezërti Osmani, të cilët janë drejtuesit e trafikut të drogë, lojërave të fatit dhe industrisë së seksit në Europë.

4 vëllezërit Qazim (me nofkën Feliks), Burim, Bekim dhe Bashkim Osmani ishin drejtuesit e grupit kriminal që prej vitesh jetojnë në Gjermani. Vëllezërit Osmani njihen si një klan i rëndësishëm, që sillnin kokainë nga Amerika Latine, për ta shpërndarë nëpër Europë dhe paratë i pastronin përmes investime të në ndërtim, shitblerje pronash, lojëra fati, kazino dhe shtëpi publike.

Mediat belge ishin të parat që raportuan për operacionin ku morën pjesë 600 policë dhe që u shtri në 7 vende europiane, të organizuar nga Europol dhe shkruajnë për Bashkim Osmanin dhe tre vëllezërit e tij, duke thënë se kishin vënë pasuri me veprimtari të paligjshme nga trafikimi i kokainës dhe prostitucionit e lojërave të fatit.

K.T./a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Suela: 24/02/2022 01:33

    Gjergj ka dhe me shume per ju cecenet,,TOKE E XANUN,,ZAPTUES,,TE PAFYTYRE,,KANUN,,TRUSHPELARE,,,,B.Q. ,INJORANT,,TE PA SHKOLLE,,TE TRASHE...TE PAKULTURE...KJO JENI KU MALOKET,,,LLUMI DHE FATKEQESIA E KOMBIT.....

    Përgjigju
  • jani: 23/02/2022 19:15

    ORE PSE NUK E DINI JU,,,TROPOJAN--KOSOVAR==HAJDUT =TRAFIKANT DROGE==VRASES....

    Përgjigju
    • Gjergj: 23/02/2022 20:01

      Mos more? Edhe zotrote "i punèsuar" tek Janulla? Çdo tropojan apo gjakovar E KAM VÈLLA. Ti, o gojore Janulle, je vetèm. Edhe Janulla, tè pèrdor si prezervativ, asgjè tjetèr. Fuck off pleh.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ Arinaldo Rrapaj prezantohet në Ukrainë, Partizani arkëton 900 mijë euro nga shitjet

Zyrtare/ Arinaldo Rrapaj prezantohet në Ukrainë, Partizani arkëton 900 mijë euro nga shitjet