Këlliçi në 'Kontrast': Kokalari më sulmoi për shkak të xhelozisë! Alibeaj, zëdhënës i Edi Ramës

TIRANË- Deputeti demokrat, Belind Këllici, komentoi në emisionin ‘Kontrast’ zgjedhjet brenda Partisë Demokratike. Ai tha se emra jashtë kësaj force politike, e sulmuan atë për të frenuar zgjedhjen e tij si nënkryetar i PD.

Sipas Këllicit, edhe pse ai ishte më i votuari për anëtar të Kryesisë, xhelozia arriti të fitojë dhe të bindë demokratët që votuan për drejtuesit e lartë të PD. Me këto akuza, Këllici i referohet Evi Kokalarit, e cila prej një kohe të gjatë e sulmon publikisht duke kërkuar të që deputeti në fjalë të mos mbështetet nga demokratët.

“Dihet që në partitë politike fenomeni i xhelozisë është një fenomen vendimtar në momente të caktuara. Fakti që unë dola më i votuari për anëtar Kryesie xhelozoi jo pak njerëz dhe pati një lobim negative kundër emrit tim personal me njerëz jashtë Partisë Demokratike. Këta njerëz bombarduan opinionin publik me akuza dhe shpifje nga më të ndryshmet. Kjo, sepse mllefi ndaj të rinjve në politikë vijon prej disa emrave. Unë jam një njëri i bërë në politikë dhe nëse i kam dikujt detyrim për atë ku jam sot, ky është Forumi Rinor i Partisë Demokratike” – tha Këlliçi për emisionin ‘Kontrast’ në Report TV.

I pyetur për gjendjen e Partisë Demokratike, ku deputetët janë të ndarë në dy grupime, ai u shpreh se habitet me pozicionimin e Enkelejd Alibeajt. Sipas tij, Alibeaj është kthyer në një zëdhënës të Qeverisë.

“Një pjesë e deputetëve të PD që vijojnë të bëjnë lojën e Edi Ramës, të kryesuar nga zoti Enkelejd Alibeaj, nuk e kuptojnë faktin dhe realitetin politik brenda Partisë Demokratike. Ky realitet është i pamohueshëm. Që një pjesë e Grupit Parlamentar të mos njohë vullnetin e shumicës, mua kjo më duket vetëvrasje politike dhe në rastin më të keq shërbim ndaj qeverisë. E pyes veten shpesh herë përse i shërben Edi Ramës dhe nuk e gjej dot shpjegimin. Me çudit sesi një person që vjen nga shtresa e ish të përndjekurve politikë të bëjë zëdhënësin e Qeverisë” – deklaroi Këlliçi.

Duke u ndalur tek mbledhja e përbashkët e qeverive të Kosovës dhe Shqiëprisë, deputeti i PD u shpreh se e përkrah si iniciativë, por marrëveshjet duhet të konkretizohen. Këlliçi u shpreh se bashkimin me Kosovën e përkrah vetëm në kuadrin e anëtarësimit të dy vendeve në Bashkimin Evropian.

“Unë jam avokat i bashkimin me Kosovën si pjesë e Bashkimit Evropian. Sigurisht që mbledhja e dy qeverive është një lajm i mirë, por të mos mbeten vetëm në letër nismat. Uroj të konkretizohen për t’i shërbyer shqiptarëve në të të dyja trojet” – tha ai për Report TV.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë