Këlliçi në ‘5 Pyetjet’: Basha humbi trenin për të thirrur i pari Kuvendin Kombëtar të PD-së! Dy zgjedhje për FRPD-në, qesharake

TIRANË- Deputetit demokrat, Belind Këlliçi është shprehur se kryedemokrati Lulzim Basha e ka ‘humbur trenin’ për të thirrur i pari Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike. I ftuar në Report Tv në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’, Këlliçi thotë se Basha duhet të kishte vepruar përpara Berishës, prandaj kuvendi i thirrur nga kreu i PD-së më 18 dhjetor është ilegjitim.

Sipas tij, Kuvendi i thirrur më 11 dhjetor simbolizon bashkimin e Partisë Demokratike, ku synohet të rikthehet demokracia e brendshme, si edhe do të bëhen ndryshime në statut. Ai thekson se ndër ndryshimet më kryesore në statut që pretendohet të votohen nga delegatët është vendosja e një neni ku parashikohet se një kryetar që humb zgjedhjet nuk do të lejohet të rikandidojë për të udhëhequr sërish partinë.  

“Një rithemelim të PD, kthim të saj në binarët e demokracisë, rikthimin institucioneve brenda PD amendimin e statutit të PD dhe adaptimin e tij me partitë simotra në PPE. Berisha njihet për epitete e shpeshta dhe krahasimit, por ai ka përmendur futjen e nenit Basha, ka të bërë me vendosjen e një neni ku kryetari Partisë kur humb duhet të japë dorëheqjen, ku është parë në ndonjë vend në botë që kryetari që humb 4 palë zgjedhje nuk jep dorëheqje.

U mbledh kryesia por Basha harron që kjo kryesi për mua është ilegjitime sepse një pjesë e madhe e atyre funksioneve nuk janë të zgjedhur me votim të fshehtë mes dy kandidaturave, përfshirë edhe pozicioni tim edhe pse e kam nuk po e ushtroj, Sekretar për Emigracionin dhe Diasporën nuk e kam ushtruar fare, kam marrë pjesë vetëm në një mbledhje. Basha e humbi trenin për të thërritur i pari kuvendin Kombëtar në datë 10 nëntor nëse zoti Basha do ta kishte bërë një ditë para se Berisha të dorëzonte firmat, Basha do ishte legjitim për të thirrur kuvendin, por këtë tren e hubmi. Po tenton të thirrur një kuvend anti-kushtetues. Basha tha se nuk do mbledhim kuvend për të shqyrtuar vendimet e SHBA , në një formular që ka nxjerr sot me ca kam parë kërkon pjesëmarrjen e delegatëve dhe citon edhe marrëdhëniet me SHBA. Kush nga këta 400 delegatë qenka kundër marrëdhënies me SHBA, Ajo që ne kërkojmë është rikthimi i demokracisë në PD”, u shpreh Këlliçi në ‘5 pyetjet nga Babaramo’.

Ndërkohë, lidhur me situatë paradoksale në FRPD ku janë shpallur dy gara për kryetarin e ri, një nga Basha dhe një nga kryesia e forumit, Këlliçi thotë se kjo është qesharake. Kryetari në detyrë i Forumit Rinor thotë se gara duhet të ishte mbajtur më parë, por i shtyu për shkak të pandemisë. Ai akuzon Bashën se grupi i ngritur nga kryedemokrati nuk janë anëtar të FRPD-së.

Grupi i punës i ngritur nga Basha për zgjedhjet në Forumin Rinor përbëhet nga Oriela Nebiaj, Hergert Alimerko, Dario Sejdini, Enkelejda Rica, Juela Hamati, Anita Doçi.

“Kjo është shumë e gabuar, në kufijtë e qesharakes. Ne kemi statutin tonë, kemi miratuar një statut komfort me të gjitha partitë e PPE. Ky statut është miratuar në mbledhjen e radhës së kryesisë së PD. Ky statut e shpreh qartë që kryesia e FRPD është organi që përcakton modalitetet e garës për kryetar dhe zgjedhjen në çdo nivel të FRPD. Unë i njoh një gabim vetes time duhet t’i kishim bërë zgjedhjet, me vendim kryesie vendim t’i pezullonim se ishim në pandemi. Unë vendosa të mbaja të njëjtin standard nuk do të rikandidoj.

Mua më është çuar kryetari PD-së me një grup pune që nuk janë anëtar të forumit, një pjesë e tyre, 50% nuk janë. Janë njerëz simbol i disfatës në PD dhe kanë humbur në çdo garë që kanë hyrë. FRPD ka struktura, statut, kryesi ta bëjë vetë. Ne e kemi nisur procesin, deri më tani janë me qindra kërkesat që kanë ardhur për tu anëtarësuar në FRPD. Ka një debat shumë të mirë, një interes të jashtëzakonshëm të të rinjve për tu bërë pjesë”, vijoi Këlliçi.  

Situata në PD është e përçarë me dy Kuvende Kombëtare, një i thirrur më 11 dhjetor nga Sali Berisha dhe një tjetër më 18 dhjetor i thirrur nga kreu i PD, Lulzim Basha. Pak ditë më parë, pas takimit të zhvilluar me dyer të mbyllura me 71 kryetarët, Basha tha se kushdo që shkel vendimin e Kryesisë së Partisë, përfshirë këtu edhe Sali Berishën, fatin e ka të caktuar nga Statuti i Partisë. Me këtë ai ka nënkuptuar se kushdo që paraqitet në Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha do të këtë pasoja.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja