Këlliçi në hetim nga SPAK për falsifikim të diplomës së gjimnazit: S’kam ndërmend të jap sqarime

Këlliçi në hetim nga SPAK për falsifikim të diplomës së gjimnazit: S’kam ndërmend të jap sqarime

1735225342_belindkllii.jpg

SPAK ka nisur hetimet për Belind Këlliçin për falsifikim të diplomës së shkollës së mesme dhe deklarim të rremë në formularin e vetëdeklarimit si kandidat për deputet dhe kandidat për kryetar bashkie të Tiranës.

Pasi u pyet për dy orë nga SPAK, Këlliçi tha se nuk ka ndërmend të japë sqarime.

"Të vërtetën e kam thënë publikisht, e kam sqaruar para mediave, e kanë sqaruar edhe gazetarë që kanë ndjekur çështjen, e kam sqaruar edhe para SPAK. Kjo është çështje që është ezuauruar nga mediat, në 2021, në 2023, nuk kam ndërmend të jap sqarime. Ato sqarime që i kam dhënë më shkrim pranë SPAK. Arsimi dhe edukimi im është një nga krenaritë më të mëdha, jam diplomuar në Coppin University, kam ndjekur gërmë për gërmë ligjin amerikam, jam një nga krenaritë e Harry Fultz. Kam shok klase, kam mësues, nuk jam anonim që s’më njeh askush, mund të shkoni në 8-vjecare të pyesni. Edukimi im është arma ime më e fortë dhe krenaria ime më e madhe", tha Këlliçi. 

SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen