Këlliçi në Report Tv: S'do doja që zgjidhja e krizës në PD në 2021 të vinte nga Berisha, por është i vetmi! Ta quash Kuvendin Kombëtar miting, fyese për demokratët

TIRANË- Sali Berishën, Belind Këlliçi nuk e sheh si opsionin më të mirë për të zgjidhur krizën brenda PD-së, por e cilëson si të vetmin opsion, me argumentin se vetëm ai mund të rindezë demokratët. Në studion e Report Tv, ish-kreu i FRPD-së, njëkohësish deputet, tha me bindje se në 11 dhjetor do të mbahet Kuvendi Kombëtar dhe se nuk do të jetë një miting siç e ka cilësuar numri 2 i partisë Gazment Bardhi, por një institucion që do të ndihmojë sipas tij, në bashkimin e PD-së.

"Në 2021 nuk duhej gjendur zgjidhja te figura e Sali Berishës, pas 30 vitesh, që ka dhënë gjithçka dhe i ka marrë gjithçka PD-së, mbase do doja që të kishte elita të tjera politike, por karizmin e tij nuk e ka askush në PD. (...) Ata që flasin për mitingje i fyejnë demokratët, nuk është miting mbledhja e delegatëve. Mbetet një minorancë që për fat të keq po uzurpon PD-në. Arsyeja pse do të jem në Kuvend Kombëtar, është një forcimi i institucioneve brenda PD, edhe me Lulzim Bashën kryetar, mua s'më intereson kryetari, një pjesë e mirë e institucioneve janë anashkaluar", tha Këlliçi.

Për Këlliçin, gjithçka që po ndodh në selinë blu po vjen si pasojë e faktit se nuk po pranohet që partia është në një krizë, e problemi, thekson ish-drejtuesi i të rinjve, zgjidhet vetëm nëpërmjet institucione. Prandaj, thekson se mbledhja e Kuvendit Kombëtar është domosdoshmëri, teksa konfirmoi edhe prezencën e tij në 11 dhjetor.

"Refuzohet që të pranohet që ka një krizë në PD që zgjidhet vetëm nëpërmjet institucioneve, nuk mundet të që të pretendojnë që të pengojmë mbajtjen e një Kuvendi Kombëtar. Statuti të prevalojë, por ne nuk jemi para një kërkese për mbajtjen e një Kuvendi rutinor. Zgjidhja e vetme është të shkohet në Kuvend", tha ai.

Sikur të mos mjaftonte ajo se çfarë po ndodhte në PD-në e madhe, edhe në FRPD tashmë janë dy procese zgjedhore të hapura, një nga Lulzim Basha dhe një nga Belind Këlliçi. Ky i fundit, ashtu sikurse më herët ka deklaruar se Lulzim basha nuk ka asnjë kompetencë në hapjen e garës për drejtuesit e të rinjve, teksa zbuloi se nuk ka ndërmend të kandidojë për të qëndruar sërish si drejtues i FRPD-së.

"U takon të rinjve që të mbajnë zgjedhjet jo sepse kështu dua unë, por sepse e thotë statuti, ku është kryesia dhe sekretari i përgjithshëm janë 2 autoritet që përcaktojnë modalitet, ne nuk jemi si partia që ka celur procesin në FB, ne jemi serioz, kemi njoftuar çeljen, me vendim unanim, kanë vendosur se vendimi i Bashës është nul, është njësoj si unë të hapë zgjedhjet në PD, aq kompetencë ka Basha për zgjedhjet në FRPD. Pashë që thonin Belindi po e bën këtë për të mbajtur karrigen, ndryshe nga partia dhashë shembullin tim, hoqa dorë. Unë s'jam pjesë e procesit, ata të zgjedhin procesin që duan të drejtojnë. Në grupin e punës personal të Bashës, nuk është as sekretari i përgjithshëm, unë kam kërkuar që ky forum të jetë i pavarur, forumi rinor është inkubatori i brezi të ri dhe deri ditën e fundit do të vijojë që të luftojë për këtë qëllim", u shpreh Këlliçi.

Në fund, ai komentoi edhe deklaratën e Bashës se ka arritur që të marrë Bashkinë e Tiranës, vetëm sepse mbajti larg Sali Berishën.

"Berisha ka vënë infrastrukturën e mundshme logjistike të PD për të zgjedhur Bashën kryetar Bashkie dhe ka qenë një betejë e jashtëzakonshme e një miku tim, Arben Ristani që ka kompromentuar edhe figurën e tij se i qëndroi besnik transparencës së çdo vote, edhe pse u duk sikur komprometoi figurën e tij, ai qëndroi besnik që të hapeshin kutit", përfundoi Këlliçi në studion e Report Tv.

 

Intervista e plote

B.K./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja