TIRANË- Belind Këlliçi ka njoftuar dorëheqjen nga drejtimi i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, një mandat që i kishte përfunduar 2 vite më parë.
Në një emision televiziv, Këlliçi pohoi se do të jetë në detyrë në mënyrë protokollare deri në mbajtje të kuvendit të radhës të FRPD-së, kohë kur do të zgjidhet edhe kryetari i ri.
“Para pak orësh kam njoftuar dorëheqjen. Në mënyrë protokollare jam në detyrë deri në Kuvendin e radhës të Forumit Rinor. Jam votuar në procesin më të rregullt pas 30 vitesh në PD, një anëtar një votë, më ka votuar anëtarësia e PD“, – u shpreh ai.
Këlliçi ka treguar se muaj më parë i ka dorëzuar dorëheqjen kreut të PD, Lulzim Bashës, por ai nuk e ka pranuar, me argumentin se nuk mund që të largohej para zgjedhjeve të 25 prillit, e më pas dorëheqja e tij u shty edhe si rezultat i situatës së trazuar dhe luftës brenda PD-s.
Ndërkohë, së shpejti pritet të mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri të forumit rinor demokrat, pasi mandati i kryetarit dhe forumeve drejtuese ka përfunduar 2 vite më parë. Megjithatë edhe shpallja e zgjedhjeve nga Lulzim Basha, i hodhi "benzinë zjarrit" brenda PD-së ku dhe të rinjtë i dolën kundër kryedemokratit e duke thënë se ka shkelë statutin, pasi FRPD-ja është një organ i pavarur e zgjedhjet i shpallin strukturat e saj. Pas kësaj, ata morën pjesë te 'Foltorja' e Sali Berishës në Tiranë, e duke e quajtur hapjen e garës nga Basha si një hakmarrje ndaj këtij vendimi.
Këlliçi u zgjodh në krye të FRPD-së në 7 dhjetor të 2015, e ndërsa në 25 prill arriti që të merrte mandatin e deputetit, si një ndër emrat më të votuar ndër demokratët.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
88.5%
-
Jo
9.7%
-
Nuk e di
1.8%
Vota total: 13455
Lajme të tjera
-
Skënder Minxhozi: Shihni garën e Tiranës që të kuptoni ‘efektin Berisha’
30 Mars, 19:25
-
Bejko në Report Tv: Bashkëpunëtorët e mi nën terrorin e Berishës! Nëse s’do pranoja kandidaturën, Alibeaj do jepte dorëheqjen
30 Mars, 18:28
-
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e Partisë Demokratike, koalicioni Meta-Berisha do të vijojë garën për zgjedhjet lokale të 14 majit
30 Mars, 17:34
-
Video që po bën xhiron e rrjetit, Belind Këlliçi harron se çfarë gënjeu 5 minuta më parë për emrin 'Belo'
30 Mars, 16:40
-
Fantazia e Këlliçit per transportin publik falas, një faturë prej më shumë se 35 milionë euro në vit
30 Mars, 16:20
-
Sondazhi i Piepoli në Report Tv/ Socialistët: Konfirmoi se jemi forcë e parë! Korreshi: Ne si PD duhet të reflektojmë! Salianji: Tregoi gjendjen e opozitës
30 Mars, 15:48
-
Zgjedhjet vendore, Karabina: PD duhet të kishte dalë me 61 kandidatë! Analisti Gashi: Do të zhbëheni si parti, do merrni vetëm 2%
30 Mars, 14:35
-
Intervista për Report Tv, Salianji: Alibeaj ka 'konfiskuar' vulën e PD por s'nxjerr dot 61 kandidatë! Sondazhi i Piepoli pasqyroi qartë situatën e opozitës, mund të rikuperojmë
30 Mars, 13:45
-
E djathta në Shqipëri, si parti leniniste
30 Mars, 13:31
-
Lulzim Basha harton dhe dorëzon në Këshillin e Evropës rezolutë që kërkon rindërtimin e Ukrainës! Mbështetet nga 23 deputetët të tjerë të PPE
30 Mars, 12:45
-
Berisha mbledh deputetët e Rithemelimit: Parlamenti përjashtoi nismat tona për lustracionin e rezolutën që denoncon genocidin serb në Kosovë
30 Mars, 09:30
-
Basha që nuk u bë lider dhe Berisha që s’iku kurrë, e shkrinë PD-në
30 Mars, 08:17