Pas dorëheqjes, Belind Këlliçi sfidon Bashën, hap garën për kreun e ri të FRPD-së

Një përplasje organizative po ndodh sërish në strukturat e Partinë Demokratike, këtë herë me organizimin e zgjedhjeve për Forumin Rinor. Vetëm pak ditë pasi kryetari Lulzim Basha njoftoi hapjen e garës për zgjedhjet në FRPD, edhe ish-kreu i të rinjve në PD-së, Belind Këlliçi njofton se po përgatit zgjedhjet e kryetarit të ri në këtë forum. Pas dorëheqjes nga FRPD, megjithëse mandati kishte dy vite që i kishte përfunduar, Belind Këlliçi ka publikuar një vendim të kryesisë së të rinjëve për organizimin e zgjedhjeve në organet drejtuese te FRPD-së.

FRPD ka hapur procesin e anëtarësimeve të reja për periudhën 15 nëntor deri në 20 shkurt të 2022. Kryesia po ashtu ka vendosur që të përpilohet një listë fjale e anëtarësisë së FRPD me të drejtë vote, jo më parë se 30 ditë nga mbyllja e procesit të anëtarësimeve. Një tjetër vendim i kryesisë më pas është hartimin e kalendarit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të ri të FRPD-së, në nivel dege dhe qendror, jo më vonë se data 30 mars.

Këlliçi thotë se kjo procedurë është ndjekur kur ai u zgjodh disa vite më parë në 2015 në krye të FRPD-së dhe se ka gjetur dosjen e plotë të aplikimit të tij e të firmosur nga Gerti Bogdani, i cili sipas tij është autoriteti i vetëm që çel zgjedhjet është titullari.

‘Ka nisur riorganizimi i të gjitha strukturave të forumit në të gjitha qytetet e vendit. Jemi përballur me policinë e Edi Ramës dhe kemi bërë shumë sakrifica, sot si forumi më i madh kemi vendosur çeljen e procesit zgjedhor, unë do të qëndroj deri në datën e Kuvendit të forumit rinor të PD. Vendimi është marrë sot me të njëjtën procedurë, dhe ju njoftoj se në 2015 kam gjetur dosjen e plotë të aplikimit tim i firmosur nga Gerti Bogdani, pra autoriteti I vetëm që cel zgjedhjet është titullari. Po ia lë në mirëbesim të gjithë autoritetit, sekretarit të kryesisë që të menaxhojë procesin zgjedhor. Kryesia në mënyrë unanime vendosi hapjen e procesit zgjedhor dhe atë të anëtarësimeve. 15 nëntor deri ne 20 gusht, mbyllen anëtarësimet e reja me të drejtë vote. Do ta cojmë këtë proces përpara. Ftoj të rinjtë të bëhen pjesë e forumit rinor. Kemi mundësinë ta ccojmë përpara.’- tha Bogdani.

Lulzim Basha njoftoi më 5 nëntor hapjen e garës për rioganizimin dhe zgjedhjet në FRPD, ku theksohet kryetari zgjidhet sipas parimit 1 anëtar, 1 votë. Basha udhëzoi nisjen e procesit të rifreskimit të strukturave dhe ngritjen e një grupi pune që do të mbikëqyrë procesin. Sipas tij, mandati i shumicës dërrmuese të drejtuesve të FRPD-së ka mbaruar dhe një pjesë e drejtuesve kanë tejkaluar moshën, për pasojë FRPD-ja duhet të shkojë në zgjedhje. Në krye të grupit të punës është vendosur një nga të "besuarat" e Lulzim Bashës, Oriela Nebiaj, e cila u kandidua nga Basha edhe si deputete në qarkun e Tiranës.

Zgjedhjet për kryetar të FRPD-së janë mbajtur për herë të fundit në dhjetor 2015 dhe mandati i kryetarit dhe forumeve drejtuese kishte përfunduar dy vite më parë. Këlliçi tha se kjo është një tentativë e tij për të uzurpuar FRPD-në, por kishin rënë dakord që zgjedhjet për pasuesin e tij, t'i bënin në një moment të dytë, kur situata brenda PD-së, të ishte më e qetë, referuar përplasjeve Basha-Berisha.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja