Këlliçi premtoi transport falas, ironizon Veliaj: Aventurierë që flasin për avionë e trena falas, Tirana nuk i voton personat non grata

Këlliçi premtoi transport falas, ironizon Veliaj: Aventurierë që flasin për avionë e trena falas, Tirana nuk i voton personat non grata

Erion Veliaj

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka komentuar deklaratën e Belind Këlliçit për transport falas, por në një intervistë televizive, Veliaj tha se kjo ide është e parealizueshme. Veliaj tha se më datë 15 maj, ata që kanë gënjyer thjesht do humbin.

“Nuk mund të premtosh njëkohësisht edhe të ulësh taksat, por edhe të rrisësh shpenzimet. Është si të thuash, do ulim prodhimin e qumështit, por do shtohet shumë prodhimi i djathit. Një gjë e tillë nuk funksionon. Le të bëjmë një fushatë që pavarësisht rezultatit, të mos humbasin fytyrën. Kam përshtypjen se disa njerëz kanë vendosur të humbasin edhe rezultatin, edhe fytyrën. Unë jam këtu duke ditur që rezultatet që kemi pasur deri tani, por edhe sondazhet, na nxjerrin fitues në datën 14 maj. Në 15 Maj kush gënjeu dhe humbi, do harrohet. Ata që fitojnë duhet të mbajnë premtimet”, tha ai.

Më tej, Veliaj sqaroi se nuk është momenti për aventura, por për vazhdimin e projekteve dhe ideve që mund të realizohen.

“Qytetet që e kanë bërë transportin falas, janë qytete që tashmë e kanë pasur të subvencionuar këtë shërbim në mbi 90% të tij, siç ka qenë rasti i Luksembugurt. Qytetet e tjera, si Talini, që e kanë bërë këtë eksperiment, kanë dështuar me sukses. Nuk mund të thuash se nuk do paguajmë pastrimin e qytetit, por do bëjmë transportin falas. Në Talin, kryetari i Bashkisë jo vetëm që humbi zgjedhjet, por dështoi dhe e falimentoi qytetin me aventura të tilla. Aventura të tilla Tirana i provoi njëherë në 2011-ën, ishte aventura e tramit imagjinar. Për çdo aventurier tjetër që thotë se do i bëjmë edhe avionët falas, edhe trenat falas, na kujton tramin. E kuptoj se kur gënjehemi një herë është faji i atij që na gënjeu - i Partisë Demokratike dhe delfinit të Saliut, i cili në atë kohë ishte Lulzim Basha - por, nëse vjen një delfin tjetër i Saliut me një gënjeshtër të radhës për të harruar se është person non grata dhe që Tirana kurrë nuk mund të qeveriset nga një forcë që është shpallur non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe, atëherë është faji ynë nëse gënjehemi nga ata që e dinë që nuk do i fitojnë zgjedhjet, por janë në garë të kapin ç’a të kapin dhe thonë një gënjeshtër të radhës. Unë nuk e bëj dot këtë dhe jam përgatitur që të hënën e datës 15 Maj të zgjohem dhe të qeveris Tiranën. Kjo do të thotë se nuk ia lejoj dot vetes që, për tre ose katër vota, të them marrëzi të tilla, që nuk ndodhin dhe nuk kanë logjikë ekonomike, por nuk do të votohen as nga qytetarët, sidomos pasi kanë provuar shijen e tramit, që nuk u materializua askund. Ndaj, dua të vazhdojmë me projekte që mund të realizohen”, sqaroi Veliaj.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja