Këlliçi si Berisha, i fiksuar me portalin serb ‘Numbeo’, të dhënat e të cilit mund t’i ndryshojë kushdo

Këlliçi si Berisha, i fiksuar me portalin serb ‘Numbeo’, të dhënat e të cilit mund t’i ndryshojë kushdo

Kandidati i Sali Berishës për Tiranën, Belind Këlliçi

Kandidati i Sali Berishës për Tiranën, Belind Këlliçi duket se është i fiksuar pas portalit serb “Numbeo”.

Ditën e sotme, Këlliçi iu referua cilësisë së jetesës në Tiranë dhe përmendi të dhënat e publikuara në faqen serbe “Numbeo”.

Mirëpo mjafton një kërkim i thjeshtë në Google dhe gjen fare lehtë se faqja “Numbeo” është e themeluar nga Mladen Adamoviç dhe e ka qendrën e saj të regjistruar në Serbi. “Numbeo” është një faqe e cila mund të përditësohet nga kushdo dhe jo nga ekspertë. Ky portal është kritikuar edhe për pasaktësitë e tij, për shkak të lehtësisë së keqpërdorimit të statistikave dhe dezinformimit të përgjithshëm. Kanë qenë jo të paktat rastet kur ky portal në Beograd vlerëson Shqipërinë dhe Kosovën shumë poshtë, ndërsa e rendit Serbinë shumë lart në klasifikime të ndryshme, ndonëse në të dhënat e besueshme evropiane Beogradi është shumë më poshtë.

Ashtu sikurse Berisha, duket se dhe për Belind Këlliçin më të besueshme janë statistikat që gjenerohen në Beograd.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari