Këlliçi sulmon kryebashkiakun e Tiranës: Edhe të majtët thonë se Veliaj është më i keq se Rama! Alimehmeti: Duhet të ndalet vjedhja dhe tallja me qytetarët

Këlliçi sulmon kryebashkiakun e Tiranës: Edhe të majtët thonë se Veliaj është më i keq se Rama! Alimehmeti: Duhet të ndalet vjedhja dhe tallja me qytetarët

Belind Këlliçi në takim me banorët e njësisë nr.3

Belind Këlliçi, i cili do të garojë përballë Erion Veliajt në zgjedhjet e 14 majit për bashkinë Tiranë, vijon me sulmet ndaj kryebashkiakut aktual duke e cilësuar “më të keq se Edi Rama”. Në takimin e sotëm me banorët e njësisë nr.3., Këlliçi tha se ‘Turi i Dëgjimit’ do t’i shërbejë për të ndërtuar një program, që përmban zgjidhjen e shqetësimeve të tyre në çdo zonë të kryeqytetit.

“Jam këtu për të dëgjuar dhe për të mbajtur shënim të gjithë problematikat tuaja, në mënyrë që në momentin që ne do të vijmë me prezantimin e programit për Tiranën për 4 vitet e ardhshme, unë dhe ekipi që më shoqëron do të vijë me problematikat konkrete dhe zgjidhjet konkrete në çdo lagje dhe çdo cep të Tiranës. Në ka një arsye, në ka një motiv për të cilin PS dhe PD janë bashkë, është kur thonë që Erion Veliaj është më i keq se Edi Rama. Këtë e thonë të djathtët patjetër, por këtë e thonë edhe të majtët. Veliaj është një e keqe shumë e madhe. Është çështje modeli. Është një model i tmerrshëm për Shqipërinë” tha Këlliçi në takimin me banorët.

Në takim mori pjesë edhe mjeku Ilir Alimehmeti, i cili kërkoi nga kandidati për Bashkinë e Tiranës, të ketë si pikësynim ndaljen e vjedhjes dhe talljes që i bëhet banorëve të kryeqytetit nga administrata aktuale.

“Këtu është gjithë pediatria në këtë rrugë që ne po flasim. Këtu vjen gjithë Shqipëria me fëmijët e sëmurë, në hall. I rri mendja se ku është polici. Nuk e kanë idenë njerëzit në Shqipëri, se në Tiranë është ky lloj regjimi policesk. Kanë fëmijën e sëmurë dhe shkojnë atje gjejnë “dhuratën” nga Policia Bashkiake. Dhe tallja aty, thotë “Kjo pagesë shkon për gjelbërimin e Tiranës”. Duhet të ndalni vjedhjen dhe duhet të ndalni talljen”, u shpreh Alimehmeti.

Shqetësimet e banorëve qenë të shumta. Një prej qytetarëve denoncoi shembjen e shkollës “Xhezmi Delli” me pretekstin e tërmetit dhe braktisjen e projektit tashmë prej vitesh.

“E kanë shembur shkollën dhe ka mbetur e bllokuar. Kërkojnë të vjedhin. Kafshojnë ndonjë copë tokë. Kanë nxjerr një projekt por aty ka vetëm shesh”, tha ajo.

“Rrugica Ibrahim Braja e kanë lënë në mizerje. Vazhdimisht gënjejnë. Rrugica jonë është mizerje, thyhen sotokarti përditë”, u shpreh një tjetër banor i zonës.

“Tregu taksi ka arritur në zero fare kur Erion Veliaj ka shpërblyer njerëzit e vet me makina të reja, nga 50 mijë euro një makinë. Është krijuar një kaos, që taksitë e vjetra po dalin jashtë loje” u shpreh një tjetër qytetar që kërkoi subvencim për taksitë, njësoj siç bëhet me transportin publik.

Në takim u ngrit si shqetësim edhe fenomeni i ndërtimeve pa kriter, që kanë cënuar identitetin e Tiranës.

“Kur vijnë të huajt tek Bashkia për takim ai vazhdon t’u japë si dhuratë simbolin e Tiranës. Po sa mirë do ishte ta kishte edhe atë pallatin që po ndërtohet mbrapa. Ta kishte bashkë me atë simbol. Ose kur bëjnë foto, që e retushojnë, e heqin pallatin mbrapa. Thua ishalla është vetëm Sahati dhe nuk është më pallati nga mbrapa?”, tha një qytetar tjetër.

Belind Këllici është zgjedhur nga Rithemelimi për të kandiduar për Bashkinë Tiranë por nuk dihet nën siglën e cilës parti do të jetë duke qenë se gjykata pritet të vendosë se cila nga kampet e PD do të marrë vulën.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jimmy: 29/01/2023 21:14

    Doli dhe kerrici a me fale dobici!!ky do pastroj Tironen!!ke per te mar te gjatin o krric!!akoma se ke kuptuar!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindje ’cowboy’! Beyoncé performon bashkë me vajzën e saj Blue Ivy

Krishtlindje ’cowboy’! Beyoncé performon bashkë me vajzën e saj Blue Ivy