Këllici: Vettingun duhet ta bëjnë të gjithë politikanët

I ftuar në studion e Report Tv, Kryetari i FRPD, Belind Këllici foli lidhur me protestën e zhvilluar ditën e sotme nga të rinjtë e FRPD e LSI për largimin e Xhafajt. Këllici tha se fajtori i vetëm që Shqipëria është larg nga BE, është pikërisht Edi Rama dhe qeveria e tij.

Po ashtu Këllici deklaroi se do të vijojnë protestat për largimin e Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm, duke iu bërë thirrje të rinjve që të ngrihen në protestë për të ardhmen e tyre. 

Kapja e peshqve te mëdhenj është kusht parësor për hapjen e negociatave, as Saimir Tahiri e as Fatmir Xhafaj nuk mund të ndikojnë në hetimin e ndërkombëtarëve. Protestat nuk bëhen për partitë politike, por bëhen për të ardhmen tonë, integrimin tonë. Nuk  ka socialistë të ndershëm që mund ti besohet një pozicion kyç?  

Unë mendoj se protesta ishte e vonuar, duhet të protestojmë kundër krimit, sepse ka ardhur koha  për ta pastruar vendin nga këta politikanë. Si mund Fatmir Xhafaj t’u bëjë Vetting policëve kur ka vëllain trafikant? Pra Xhafaj po shkel ligjin antimafia, duhet ta nisë nga vetja vettingun.  

Partia Demokratike është për reformën në drejtësi. Çdo politikan që nuk është i aftë të justifikojë të ardhurat e tij, duhet të largohet nga parlamenti. Të rinjtë duhet të ngrihen të protestojnë, mos rrinë në kafe apo rrjete sociale, por të protestojnë për të ardhmen e tyre. Edi  Rama është prokuror i përgjithshëm. Sot Shqipëria është shndërruat në pikë kyçe të trafikut të drogës.

Fenomeni i korrupsionit është përhapur në çdo qelizë të institucioneve. Ministria e Brendshme është problemi tek ne. Ne do të vazhdojmë të protestojmë.  Qytetarët të ndërgjegjësohen për situatën e krijuar, mos jenë apatikë. Nëse sot ne ndodhemi larg BE, është faji i kësaj qeverie.  

Ka një koordinim mes PD-LSI? Ka një koordinim midis tyre, nuk i di arsyet, mund të jetë një vendim personal, e rëndësishme është vendimmarrja e përbashkët. Realiteti është ky që jemi, dhe ne duhet ta ngremë zërin. Ky nivel qeverisje është i patolerueshëm.

Kryetari i FRPD, Belind Këllici

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës