Këmbim valutor/ Euro forcon ndjeshëm pozitat ndaj lekut


TIRANE, 10 Qershor /ATSH/- Në tregun e këmbimit valutor vendas, monedha e përbashkët euro ka shënuar një tjetër rritje të mërkurën në këmbim me Lekun , duke u kuotuar me 141.06 lekë.
Sipas aktorëve të tregun, kjo vlerë ka vendosur një tjetër rekord të këtij viti, por edhe nivelin më të lartë që nga tetori 2013.
Rritja e euros në tregun vendas po ndjek forcimin e saj në bursat ndërkombëtare, ku një euro u këmbye sot me 1.129USD, 0.11% më lart se një ditë më parë.
Në tregun e brendshëm dollari shënoi rënie, në 124.77 lekë.e,xh/f.n/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan