‘Këmbeu gjakun e djalit me para dhe tha s’pyes për njeri’, Pavllo Mihali padit prokurorin e gjyqtarët e dosjes

TIRANE-Pavllo Mihali, babai i 22-vjeçarit Marvi Mihali i cili u vra me thikë pas një sherri për një karikues telefoni në datë 31 korrik 2017 ka denoncuar në prokurorinë e Krimeve të Rënda prokurorin e çështjes Artan Lulaj, dy gjyqtarët Bedri Qorri dhe Sokol Pasho dhe oficerin e policisë gjyqësore Kliton Zharri.

Report Tv ka siguruar kallëzimin, ku Mihali akuzon se ata kanë marrë ryshfet për të liruar nga burgu 3 nga 4 të rinjtë e arrestuar për vrasjen e djalit të tij. Sipas tij, prokurori dhe gjyqtarët këmbyen gjakun e tij me shumat me para që morën. Në një pjesë të denoncimit, Pavllo Mihali shprehet se i kanë paraqitur provat prokurorit të cështjes, por sipas tyre ai u ka thënë se “Kam gabuar, dhe ju shkoni ku të doni, se unë nuk pyes njeri”.

Letra e Mihalit me denoncimin i është dërguar edhe Kryeprokurores Arta Marku, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Ambasadës së SHBA. Në datë 11 maj u liruan nga burgu Eugen Bitraj, Kridens Alla dhe Marsel Alla, ndërsa i vetmi që po qëndron në qeli është Dejvi Bitraj, i cili sipas prokurorisë së Tiranës rezulton të jetë njeriu i vetëm që ka qëlluar me thikë në zemër Marvin Mihalin.

Pak ditë më parë u ndryshua prokurori i cështjes dhe dosjen e mori në dorë Gjergji Tako, i cili kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë për 3 të rinjtë e liruar.
Ai kërkoi që të rikthen në burg, ndërsa pritet vendimi i gjyqtares Shefkie Demiraj. Mbrëmjen e djeshme i ati i të riut që u vra u shpreh se nëse nuk do të vendoset drejtësia për djalin e tij, ai do të bëjë vetëgjyqësi.




Padia e Mihalit per prokurorin, gjyqtaret dhe oficerin e policise gjyqesore

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jon: 25/05/2018 23:22

    Mos i lej të flejn rehat prof. Pavllo. E drejta do vihet vetëm me këmbëngulje. Mos i lej zhulsat e "drejtësisë" shqiptare të shkelin mbi gjakun e çunit. Fëlliqësinat duhet të paguajnë për atë që bënë. Respekt për ju dhe familjen tuaj

    Përgjigju
  • Zydi lloshi: 25/05/2018 13:40

    Zoti Pavllo je me të drejtën e Zotit ti trgosh vëndin të parit artan lulajt bajga mendimi im preju kokën fëmijve të ti e pastaj të shofim si do përgjigjet ky bajga e padrejtësis . E më von dërgoi kriminelet që të vran djalin ti bëjnëshoqëri ëngjëllit tënd mos u mundo kot të meresh me të till bajga si artan lulo.

    Përgjigju
  • Fredi: 25/05/2018 12:17

    Me kujtohet ai ish peokurori qe i vrau djalin e vetem Xhuvani. Filloi dhe ai me ankesa ndaj policise dhe peokurorise ku vete kishte bere pjese. Zoti e denoi dhe Xhuvanit ish koleget e tij i dhane vetem 35 vjet, kurse ate kermen tjeter e liroi. Mos prit drejtesi Z. Pavllo, mos i ler vellezerit binjake te shemtuar Bitraj te gezojne parate qe kane fituar je bashkepunim me Illir Meten. Vetingu eshte loje e politikes, nuk eshte per njerezit e ndershem dhe punetor si ty. Goditi ku i dhemb me shume, duke filluar qe nga OPGJ i cili eshte mik dhe ish koleg me avokatin Murati nje gje nuk kuptoj? Si nuk ja more shpirtin me thonj aty ne vend Artan Lulos kur tha qe shkoni ku te doni? Tek femijet e tij te kishe vajtur dhe t'ju kepusje koken si te zogut. Me pas tek Bitrajt dhe shkoje me shpirtin e qete tek djali qe i ndrihte shpirti. Zoti mos na vente ne prove por te sguroj me jete qe ke gjithe perkrahjen e atyre qe te njohin dhe te zotit.

    Përgjigju
  • ela: 25/05/2018 11:52

    mere hakun vete se te gjithe jane plehra

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë