'Kemi bërë sezon të pranueshëm', Giovanni Colella: Partizani nuk mund të bëjë më keq se kaq

'Kemi bërë sezon të pranueshëm', Giovanni Colella: Partizani nuk mund të bëjë më keq se kaq

Giovanni Colella, trajneri i Partizanit

Partizani dhe Egnatia luajnë nesër në 19:00 për javën e 19-të në Superligë. Ndeshja zhvillohet në "Kompleksin Partizani" dhe për këtë duel foli trajneri i të kuqve, Giovanni Colella. Italiani ceku lojën e keqe në tre ndeshjet e fundit, teksa humbja e Tiranës i kthen në garë për t'i bërë presion bardhebluve që kryesojnë renditjen. Colella nuk mund të mos përmendte edhe afrimin e Christian Mba dhe presionin që ka trajneri. Me 30 pikë Partizani mban vendin e dytë, katër më pak se Tirana.

"Sa i kënaqur jeni me paraqitjet e skuadrës në dy fazat e para?

Nëse përjashtojmë tre ndeshjet e fundit sidomos atë ndaj Teutës ku nuk kemi qenë në lartësinë e duhur, mund të bënim më mirë. Sigurisht në fazën e dytë kemi grumbulluar më pak pikë se në fazën e parë, por tre ndeshjet e fundit kanë ndikuar në ecurinë tonë. Eshtë momenti që të ndryshojmë dhe ta menaxhojmë.

Ndeshja kundër Egnatias? Zakonisht kur një skuadër ndryshon trajner ka një motivim të ri. Gjithsesi pres një ndeshje të komplikuar, pasi edhe kampionati është shumë i ekuilibruar.

E konsideroni Egnatian kundërshtar direkt për titullin? Absolutisht po. Në ndeshjen e fundit ndaj Egnatias dhe ndaj Teutës keni bërë paraqitje jo të mira.

Çfarë pritet të ndryshoni për ndeshjen e nesërme? Po janë dy ndeshjet më të këqija të vitit. Sipas meje më keq se kaq nuk mund të bëjmë. Mendoj se gjërat tani po ndryshojnë, pa i ndryshuar unë. Eshtë shumë më e vështirë të ndryshosh sesa të ndërtosh.

Masanga Matondo? Siç e cituat edhe ju Matondo është bashkuar vonë me skuadrën pas festave të fundvitit. Janë gjëra të cilat nuk i falen profesionistëve. E di që ju nuk jeni mësuar me këto, ndaj ai do të qëndroj aty deri kur unë të vendos që të luaj përsëri. Kaq.

Golat e pësuar dhe largimi i Bitrit - Në ndeshjen e fundit sipas meje reparti i mbrojtjes ka punuar mirë. Fitorja e Teutës nuk mund të diskutohet pasi e merituan, por nuk mendoj se na vunë në vështirësi dhe mbrojtja ka punuar mirë ndaj nuk më shqetëson largimi i Bitrit. Ai është një lojtar i mirë sikurse edhe Skuka. Shpresojmë që të kenë një karrierë të madhe përpara, por ne kemi lojtar të cilët sipas meje mund të bëjnë shumë mirë.

Do të donit pak më shumë kohë për ta rikuperuar skuadrën në anën teknike por edhe psikologjike ?

Nuk kemi kohë. Ndeshjet janë shumë afër ndaj ajo që duhet të bëjmë është të menaxhojmë dhe të ndryshojmë me shpejtësi. Por është normale largohen dy lojtarë disa mekanizma ndryshojnë dhe duhet të kemi durim.

Pas tre ndeshjeve të fundit ndiheni i rrezikuar?

Në Itali është e njëjta gjë. Kam 33 vite që e bëj këtë punë dhe nëse do të vuaja presionin duhet të ndryshoja punë. Nuk më intereson asgjë. Unë kam kohën time, futbolli ka kohën e vet, të menaxhojmë kohët. Eshtë e drejtë që klubi të marrë vendimet. Absolutisht çdo klub ka gjithë të drejtën të marrë vendime për trajnerët. Ndaj këtë presion nuk e ndiej mbi supe, është një presion normal për një trajner. Kjo punë nuk mund të bëhet pa presion. Sikurse është e vërtet që disa momente kërkojnë pak qetësi më shumë edhe nga ana ime.

Christian Mba? Të zgjedhësh një lojtar duke kërkuar që të ketë ngjashmëri me atë që është larguar sipas meje nuk ka sens, sepse çdo lojtar ka karakteristikat e tij. Një lojtar nuk mund të ketë të njëjtën ngjashmëri me një tjetër", tha Colella.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale