Kemi fituar shumë që nga 91-shi! Aq shumë kemi fituar saqë do të ishit dakord që ta bënim një roman. Madje një trilogji, do të kishte qenë me interes. Sagat do të ishin, madje, më pak interesante.
Që nga 91-shi fituam lirinë e gojës. Deri më parë e kishim mbajtur mbyllur dhe veshët kishin qenë të papunë, po ashtu kishte qenë papunë gjuha dhe të gjithë aksesorët e fytyrës. Në këtë vit në filluam të vinim të gjitha tiparet në punë. Trupat tanë të brishtë, të kequshyer nga diktatura filluan të ushqehen.
Nisi ngazëllimi me cokollata ylker dhe biskota të po të njejtës markë. Hamburgeri dhe patatet e skuqura nisën të thërrisnin nga kioskat dhe teneqetë që mbinë së kërpudha. Këmbët ranë rehat. Makinat e bënin tani punën për to. I gjithë trupi po merrte përmasa të papara. Gëzimi që e kishte kapluar dukej në të tëra format e burrave dhe grave dikur të hollë, me fytyra gati-gati si zgavra, që tani kishin nisur tu ngjanin disa sallameve me origjinë të cuditshme.
Goja morri një liri të jashtëzakonshme. Aq e madhe ishte liria e saj saqë ishte në gjendje të krijonte apo të merrte jetë.
91shi na ndihmoi shumë sepse shumë nga shokët e miqtë tanë u larguan në emigracion, larg rrugicave dhe qyteteve të lindjes. Shpëtuan edhe ata vetë nga rrugicat dhe qytetet e tyre sepse në qytetet ku shkuan nuk i njihte njeri.
Rrugicave dhe qyteteve u duhet pasqyrë të njohin veten e tyre të përpara 91-shit.
Shpëtuam edhe nga bari dhe pemët, shpëtuam nga plepat që na sillnin alergji.
Rrugët e Tiranës, që dikur i njihnim mirë, tani kërkojnë programe google map të gjesh shtëpinë e gjyshes. Por ama kemi ecur përpara sepse vërtet adresën e gjyshes nuk e gjen, por gjen restorante, pika bastesh, farmaci dhe furra buke, me intensitet të njejtë.
Parku i liqenit artificial ka fituar shumë…popullaritet. Gjen aty modën e fundit të këpucëve dhe përpjekjet e shumë prej nesh që vrapojnë ditën e hanë natën. Liqeni ka fituar shumë shkurre, driza, lule macesh, lule pushke dhe gjëmbacë të tjerë. Liqenin nuk guxon njeri ta pastrojë! Ai është krenar për plehrat e ndryshme që e rrethojnë. Shkurret dhe drizat të cajnë sytë, por kjo bën shumë mirë për shëndetin sepse të mpreh vëmendjen dhe lufton Alzhajmerin. Në parkun e liqenit gjenden të tëra rracat e qenërve, të më ndjejnë këtu miqtë e tyre, se ata nuk janë protagonistë të lumturisë së fituar, por e kam fjalën për ca qen të cilët përvec origjinës së dyshimtë të të zotërve e kanë ca më të dyshimtë origjinën e tyre.
91shi u dha mundësi të gjithë njerëzve ta bënin të tyre liqenin. Ti hipnin përsipër me c’të mundnin, atij maskarai që ishte në qejf të vet. sigurisht që nuk mund ta linin të qetë. Duhej patjetër të ndërhynin. Të ndërtonin, e të ndërtonin e të ndërtonin sërish.
Madje, unë them që pak është ndërtuar.
C’na duhen hapësirat neve kur këmbët, gojën dhe trupin i kemi të lira!
91shi bëftë hajër se i la njerëzit në shtëpi. Gratë, sidomos, u emancipuan thellë përmes të gjitha mundësive që ofroheshin përvec gjuhës së dubluar italiane, edhe në atë portugeze dhe turke. Jeta e gruas morri një tjetër kuptim.
Burrat gjithashtu përfituan shumë që nga 91shi. Ata tani mund të shprehnin pasionet e tyre lirisht si në familje, ashtu edhe më gjerë. Pikat e basteve dhe sporte të tjera u erdhën atyre në ndihmë për të pasuruar jetën familjare. Jeta nëpër shtëpitë tona nuk është më monotone.
Televizioni dhe gazetat i kanë ardhur shumë në ndihmë njeriut të pas 91-shit. Tani ne marrim vesh menjëherë se për motive të dobëta vritet komshiu me komshiun, xhaxhai vret nipin për ujin që ka marrë tjetër rrjedhë. Hajduti tani ka krenarinë e tij. Ai del nëpër media, futet në burg dhe pastaj del prapë…në media.
Kurse ne dalim të gjithë…mendsh.
/Shqiptarja.com