‘Humbëm shpresën’/ Braktiset Torovica në Lezhë, banorët nxjerrin banesat në shitje dhe kërkojnë azil në BE

Fshati Torovicë në Lezhë ka nisur të boshatiset. Dhjetra familje kanë braktisur fshatin dhe janë larguar, duke kërkuar azil drejt vendeve të BE-së, e të tjerë po bëhen gati të ikin. Mungesa e infrastrukturës rrugore, papunësia dhe varfëria e thellë po nxit ikjen masive të banorëve të kësaj zone. Këta të fundit thonë se e kanë humbur shpresën, ndaj e cilësojnë si të pashmangshëm këtë largim.

Në zonë konstatojnë se shumë shtëpi janë vënë në shitje, pasi banorët duan të ikin. Torovica ndodhet 17 km larg qytetit të Lezhës, por udhëtimi është mjaft i vështirë, pasi rruga ka degraduar plotësisht, duke e bërë thuajse të pakalueshme. Teksa largohesh nga Torovica merr me vete këto pamje të rinjsh që presin pak para për të blerë një biletë e të largohen si azilkërkues në vendet e BE-së.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët