Ndërsa do të kaloja kufirin për në Mal të Zi, kisha harruar të merrja, apo më saktë të printoja, një certifikatë që tregonte atësinë e vajzës time së vogël… E shkarkova nga e-albania, në telefon dhe ia tregova policit në pikën kufitare.
Kaq…
Ishte një nga ato raste kur shijova vërtet lehtësinë e digitalizimit të ca shërbimeve. Çfarë do të kishte ndodhur nëse do të ishim në kohën kur duhej ta kisha atë si dokument me vulë e firmë nga nëpunësi i gjendjes civile? Thjeshtë do të isha kthyer mbrapsht, pa shkuar atje për ku isha nisur.
Dikur, gazetarët e televizioneve bënin shumë kronika(lajme) që tregonin për radhët e gjata pas sporteleve të zyrave të gjendjes civile, ku “vlonte” miku për të marrë një certifikatë pa radhë. Apo për të marrë një dëshmi penaliteti…Mesa kam lexuar janë mbi 1200 shërbime elektronike që ofrohen përmes e-albania.
Përtej problemeve të mëdha që kemi(pa përmendur këtu rrezikun e madh të sigurisë prej sulmeve kibernetike), mendoj se kemi lënë pas një kohë të vështirë shërbimesh në zyrat e shtetit, që bëheshin shkas për radhë të gjata, humbje kohe, lodhje, nerva dhe ndonjë “korrpusion të vogel” 2 mije lekësh të vjetër për të çarë radhën.
Kalimi nga letra e printuar në digital, padyshim që është një sfidë, por mendoj se kemi lehtësuar një barrë të madhe.
Pa frikë mund të them se kemi kapërcyer një epokë!
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ndryshe nga biznesi i vogël profesionet e lira do të tatohen, si ju duket?
-
E drejtë
46.7%
-
E gabuar
45.4%
-
Nuk e di
7.8%
Vota total: 4437
Lajme të tjera
-
Shërbimet e Kadastrës në e-Albania, Rama: Noterët e ‘hienat’ janë bërë nervozë, s’ka më korrupsion
23 Gusht, 13:24
-
Si thatë ju, përse ikin shqiptarët nga Shqipëria?
7 Korrik, 20:11
-
Hapen regjistrimet online për klasën e dhjetë. Risia për arsimin parauniversitar: dëftesa me vulë elektronike
7 Korrik, 18:45
-
Studentët e mjekësisë detyrim të punojnë 5 vite në Shqipëri, zv.ministrja: Frenojmë largimet! Kikia: Emergjente! Studenti: Shkel të drejtat
5 Korrik, 22:32
-
Nga sot, asnjë sportel fizik i Kadastrës, shërbimet kalojnë të gjitha në e-albania
3 Korrik, 08:56
-
Mori 9.93 në Fizikë, maturanti kërkon të shohë tezën: Dua të shikoj ku gabova, ndoshta kërkoj rivlerësim
29 Qershor, 19:07
-
Për herë të parë/ Nesër maturantët mund të kërkojnë kopjen e testit përmes e-Albania
27 Qershor, 19:22
-
Ermonela, po sikur të kishe hapur një Big Brother në Tiranë?
20 Prill, 12:12
-
‘Vendoret’/ Kikia në Report Tv: PD në periferi, ‘lufta’ mes Ramës dhe çiftit Meta-Berisha! 3 mesazhet që dha takimi i Escobar me kreun e PL-së
13 Prill, 13:39
-
Repishti në Report Tv: Ja shërbimet e reja që janë shtuar në e-Albania! Shumë shpejt do shtohet dhe komanda zanore
9 Mars, 21:52
-
Kongresi i Shëndetësisë, drejtoresha e AKSHI-t Karçanaj: Si u transformua shëndetësia falë digjitalizimit dhe e-Albanias! Sot shërbim shëndetësor më cilësor
6 Mars, 17:30
-
Skuadër me vullnetarë të rinj për Emergjencat Civile, 110 djem e vajza i përgjigjen ftesës së Mbrojtjes Civile
24 Shkurt, 20:35
E sakte.Edhe vetem per kete duhet mbeshtetur e votuar EDI RAMA! Nuk e ka patur te lehte me mentalitete te mykura,me pengesa qe i jane vendosur apo me kenaqesi xhelozie per ndonje problem...
Përgjigju