Duke komentuar reformën në drejtësi, kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria nuk mund të bëhet vendi ku rikthehet hija e komunizmit me fletërrufe dhe degjenerim të çdo njeriu rrugëve pa gjyq. Çdo proces në vendet demokratike, Rama tha se ka edhe prokurorin dhe gjykatësin, dhe në fund ka rëndësi ajo çfarë thotë arbitri.

Kryeministri ironizoi edhe Sali Berishën dhe partinë demokratike, ndonëse nuk i përmendi, duke thënë se kundërshtarët nuk i zgjedhin dot dhe se mallkimi i komunizmit sjell vërdallë një tufë qorrash.  Shefi i qeverisë tha se PS do ta çojë Shqipërinë atje ku e meriton të jetë, duke iu referuar integrimit në BE, bashkë me demokratët që e gjejnë rrugën dhe që i bashkohen PS.

“Nuk kemi pas ne drejtësi të pavarur, se po të kishim pas do ishte luftuar më parë në nivelet e larta problemi, a është gjithçka që thuhet, ashtu siç thuhet, jo. Shumëçka që thuhet nuk është ashtu siç thuhet dhe nuk është ashtu siç duket, prandaj proceset kudo në botën demokratike, kanë prokuror dhe gjykatës. Dhe është ajo që thotë arbitri në fund që ka rëndësi, nuk mund të bëhemi vendi ku rikthehet hija e komunizmit me fletërrufe dhe degjenerim të çdo njeriu rrugëve pa gjyq. Ne nuk mund të bëhemi dot ky vend, por sa kohë kemi mallkimin e komunizmit dhe historisë sonë, si hije e zezë që sjell vërdallë një tufë qorrash e kemi dhe këtë taksirat, nuk e zgjedhim dot kundërshtarin në demokraci. Do ti bëjmë gjërat që kemi për të bërë, Shqipëria nuk kthehet më pas, Shqipëria do shkojë atje ku duhet të shkojë. Do ta çojmë ne bashkë me të gjithë demokratët që e gjejnë rrugën. Kemi shumë demokratë që kanë ardhur”, tha Rama.  


Lajmi kryesor:

U hap pas 11 ditëve bllokim, Rama inspekton aksin provizor Librazhd-Prrenjas: Tollovia, perversitet i madh! Plagë që helmoi opinionin publik