Kombëtarja shqiptare e futbollit mësoi kundërshtarët për kualifikueset e Europianit 2024. Kuqezinjtë u shortuan në grupin E me Poloninë, Çekinë, Ishujt Faroe dhe Moldavinë. Nga Frankfurti ka folur edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Për kreun e futbollit, kuqezinjtë kanë shanse reale dhe mund të jenë pjesë e Euro 2024. Në fund një koment edhe për të ardhmen e trajnerit Edi Reja që i skadon kontrata këtë nëntor me kuqezinjtë.
"Çfarë mendon për shorti? Të gjitha skuadrat janë të mira, i pranueshëm. Grupi B dhe C ishin të vështirë, në grupin tonë mund të luhen ndeshjet dhe mund të bësh çdo rezultat. Është real objektivi për të qenë pjesë e Euro 2024.
Jeni përkrah trajnerit, cila do të jetë e ardhmja e Rejës? Jemi për shortin dhe më pas do të diskutojmë për vazhdimin, siç e kemi bërë gjithnjë me trajnerin. Do të bisedojmë për më të mirën e Shqipërisë. Nuk mund të mendosh nga shorti që je kualifikuar, por duhet të shohësh fushën. Kur kemi marrë shortin për Euro 2016, menduam se ishte i pakalueshëm, por ia dolëm. Tani nëse mendojmë se është një grup i lehtë atëherë do të bëjmë më keq se më parë. Janë skuadra të forta, Polonia është pjesëmarrëse në Botëror, edhe Moldavia e Ishujt Faroe janë në rritje.
Kujt i druhesh më shumë? Moldavia dhe Ishujt kanë diferencë nga Polonia e Çekia, po të ishin më të forta do të ishte më mirë, pasi objektivi i tyre tashmë do të jetë Shqipëria.
Fitoret 1 milionë euro? Grupi me pësë është më pak impenjativ dhe nuk kam pishman për skuadrën e gjashtë për shkak të përfitimit financiar, e dëshiroja të ishim në një grup me pesë”, tha Duka.
Grupi E - Poloni, Çeki, Shqipëri, Ishujt Faroe, Moldavi
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
29.4%
-
Jo
64.7%
-
Nuk e di
5.9%
Vota total: 34
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Botërori 2026/ Nga shorti i grupeve, kualifikueset dhe si do të funksionojë faza play-off! Kombëtarja në vazon e tretë
24 Nëntor, 22:56
-
I doli emri si trajner te Inter Miami, Sylvinho tregon të ardhmen: Më vjen keq për rezultatin e fundit me Shqipërinë
22 Nëntor, 08:49
-
Beckham zgjedh Sylvinhon, trajneri i Kombëtares ka mundësi për të stërvitur Lionel Messin! Në lojë edhe Xavi
21 Nëntor, 15:38
-
'Sylvinho la për të dëshiruar, Kombëtarja ekip mendjemadh', Ditmar Bicaj për Report TV: Duhen emra të rinj, disave ua veshim fanellën me zor
21 Nëntor, 13:10
-
Kombëtarja duhet të 'fshijë' vitin 2024, pësuam shtatë humbje dhe 15 gola
21 Nëntor, 11:19
-
Shorti i kualifikueseve të Kupës së Botës, Kombëtarja rrezikon përballjen me Serbinë ose Kosovën
20 Nëntor, 20:55
-
Dështimi i Kombëtares, Eduard Prodani në Report TV: FSHF është përgjegjëse, sukseset e ekipit s'lidhen me Dukën! Dënimi i Kosovës? UEFA të vendos litarin po ule kokën
20 Nëntor, 19:54
-
Dështimi në Ligën e Kombeve dhe formacioni, përplasje në Kombëtare! Kapiten Ismajli e Uzuni dalin publikisht kundër Sylvinhos
20 Nëntor, 16:43
-
Liga e Kombeve/ Shqipëria mposhtet 1-2 nga Ukraina në Tiranë, Kombëtarja mbyll Grupin B1 në vendin e fundit dhe rrëzohet në Ligën C
19 Nëntor, 22:36
-
Tre humbje, zero pikë dhe vendi i fundit! Kombëtarja U-19 mbyll kualifikueset e Evropianit me tëtë gola të pësuar
19 Nëntor, 17:50
-
Ndeshja deçizive kundër Ukrainës në 'Air Albania', trajneri Sylvinho: Për ne është finale, në fushë për tri pikë! Asani s'është gati! Kapiten Ismajli: Nesër rrugë tjetër veç fitores nuk ka (VIDEO)
18 Nëntor, 15:47
-
Kreu kalon nga Ukraina, Kombëtares i duhen tri pikë nesër! Llogaritë dhe kombinimet e Grupit B1
18 Nëntor, 10:56
edi rene e falenderojme,,,por tani i ka ardhur koha te iki ne itali te rrije e te gezoje pensionin ....gzacie...
Përgjigju