Shorti i kualifikueseve të Kupës së Botës, Kombëtarja rrezikon përballjen me Serbinë ose Kosovën

Shorti i kualifikueseve të Kupës së Botës, Kombëtarja rrezikon përballjen me Serbinë ose Kosovën

Kombëtarja

Humbja 1-2 me Ukrainën në Tiranë e rrëzoi kombëtaren shqiptare të futbollit në Ligën C të Ligës së Kombeve. Për fat të mirë rezultati negativ nuk pati asnjë ndikim në vazot e kualifikueseve të Kupës së Botës, me kuqezinjtë që për shortin e 13 dhjetorit do jenë në vazon e tretë.

Në Zyrih të Zvicrës kuqezinjtë do mësojnë edhe rivalët për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, teksa rrezikohet një përballje me Serbinë apo Kosovën. Në vazon tre, së bashku me Shqipërinë janë edhe Skocia, Sllovenia, Republika e Irlandës, Maqedonia e Veriut, Gjeorgjia, Finlanda, Islanda, Irlanda e Veriut, Izraeli, Bosnja dhe Mali i Zi; rivalë që nuk mund të përballen kuqezinjtë.

Serbia në vazon e dytë dhe Kosova në të katërtën janë rivalë të mundshëm për Shqipërinë. Ndërkohë që tanët nuk mund të shmangin emra big si Franca, Spanja, Anglia, Portugalia, Holanda, Belgjika, Italia, Gjermania, Kroacia, Zvicra, Danimarka apo Austria; që janë në vazon e parë.

Në shortin e datës 13 dhjetor 2024, Shqipëria do "peshkojë" një rival nga secila vazo, veç vazos tre ku bëjmë pjesë vetë.

Më poshtë ndarja e skuadrave në vazot respektive:

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, opozita bojkoton Parlamentin për shkak të Gjykatës Kushtetuese

Mali i Zi, opozita bojkoton Parlamentin për shkak të Gjykatës Kushtetuese