Kendall Jenner dashuron
modelingun, pozon nudo
 

Kendall Jenner dashuron<br />modelingun, pozon nudo<br /> 
Kendall Jenner ka pozuar nudo në një set fotografik për një revistë.

Ajo na ka treguar në një inervistë më parë se i pëlqen që të jetë modele dhe duket se po ia arrin qëllimit.

Ylli i “Keeping up with the Kardashians” ka filluar tashmë të jetë modele nëpër koleksione të rriturish.

kendall jenner

Ndërsa, në revistë modelja shfaqet gjysëm e zhveshur, duke e mbuluar gjoksin me duar, dhe në pjesën e poshtme ka veshur pantallona të shkurtra të zeza lëkurë.

18-vjeçarja në njërën foto i ka flokët rrëmujë të hedhura në fytyrë ndërsa në tjetrën i ka lëshuar pas shpine.

Fotot janë bardhë e zi çka e bëjnë pamjen e saj të duket dramatike.

Kendall thotë se është rritur nga prindërit e saj Bruce dhe Kris me një etikë të fortë për punën.

Edhe dadoja e saj i thoshte gjithmonë, “nëse ke ëndrra të mëdha duhet të punosh shumë”.

Modelja ka një lidhje të ngushtë edhe me motrën e saj të vogël Kylie me të cilën po promovon librin të shkruar prej tyre, “City of Indra”.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)