Kënga e radhës e Luana Vjollcës, një bashkëpunim me Mc Kreshën?

Kënga e radhës e Luana Vjollcës, një bashkëpunim me Mc Kreshën?

Luana Vjollca dhe Mc Kresha

“Thuaje”, projekti më i fundit i moderatores Luana Vjollca ka tërhequr shumë vëmendje, në të cilin ajo dëshiron të tregojë një anë tjetër të medaljes, jo vetëm atë anë perfekte që ne tregojmë në rrjetet sociale. Duke rrëfyer pesë historitë e saj personale që Luana thotë se e kanë bërë të arrijë sot aty ku është, ajo vjen me një mesazh për të gjithë si një motivim.

Secilën prej historive të saj, Luana e sjellë me një këngë të re çdo javë dhe ku trajton tema të ndryshme. Këtë javë është projekti i pestë i moderatores, të cilin e ka cilësuar shumë të veçantë. Thuhet se Luana, ndryshe nga këngët e publikuara deri më tani, kësaj radhe do të vijë për publikun me një bashkëpunim.

Sipas “Prive.al” , Luana do vijë në bashkëpunim me reperin e njohur kosovar Mc Kresha, por ende asnjëri prej artistëve nuk ka konfirmuar asgjë akoma.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Termeti: 26/06/2022 01:01

    Luana! Per trupin dhe fytyren nuk te shaj, por per te kenduar mendoje dhe nje here. Do te te vij turp mbas disa vjetesh kur te shikosh veten tende.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës