Heidi Baci dhe Romeo Veshaj ishin një nga çiftet më të përfolur në Big Brother VIP 3, të cilët arritën të shkonin deri në finalen e madhe.

Madje në një nga emisionet e këtij programi ata u ‘martuan’ dhe shkëmbyen unazat - Heidi u vesh me fustan nusësrie dhe Romeo u bë dhëndër.

Megjithatë përflitet se lidhja e tyre ka përfunduar. Dhe kjo për shkak të një veprimi që Heidi ka bërë në llogarinë e saj në Instagram.

Jo vetëm që ka hequr postimet me të, por Heidi gjithashtu ka fshirë edhe Story-t e momenteve që kanë kaluar së bashku

Një gjë të tillë e bëri pak kohë më parë dhe Romeo, i cili vendosi të fshinte çdo postim nga Instagram-i, përfshirë dhe ato me Heidin.