Këngëtari Albano Carrisi i ftuar në
dasmën e vajzës së Bamir Topit

Këngëtari Albano Carrisi i ftuar në<br />dasmën e vajzës së Bamir Topit
Në ceremoninë e dasmës së vajzës së vogël të ish presidentit Bamir Topi e cila zhvillohet në fundjavë është i ftuar edhe këngëtari i mirënjohur Italian Albano Carrisi që ishte i pranishëm edhe në festën e djeshme. Artist Italian i cili para disa javësh ka marrë nënshtetësinë shqiptare është mik i afërt i ish presidentit.

Carrisi njihet për lidhjet e tij të afërta me Shqipërinë pasi babai i tij ishte ushtar gjatë luftës. Këngëtari më parë ka thënë se është rritur me histori nga Shqipëria dhe se babai i tij nuk kishte vrarë asnjë njeri në luftë ndërkohë që para se të vdiste ka kërkuar ta vizitojë edhe njëherë vendin tonë.





Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
 

1/2
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike