Babai i 19-vjeçarit shqiptar, Antonio Daja nga Hajmeli i Vaut të Dejës, i cili humbi jetën në një aksident rrugor në Greqi thotë se këngëtari grek që ishte në timon, Janis Ksanthopoulos duhet të marrë dënimin që meriton. Ai tha se djali i tij po shkonte në punë si gjithmonë duke shtuar se për 2 muaj do të festonin 20-vjetorin e tij
“Nuk ka gjë më të padrejtë se sa të largohet një njeri i ndershëm, të shkojë pesë orë në punë dhe të largohet ashtu. Nuk ia del... Thjesht kane shkuar në pune si gjithmonë, fëmijë shumë të mirë në mënyrën e tyre” tha i shokuar babai i shqiptarit.
Ai shtoi: “Mësova se është faji i këngëtari, a çfarë dreqin është ai. Gjithsesi, më falni për frazën, por është faji i tij! Shpejt, me shpejtësi. Pa frena, ai u përplas dhe pothuajse mori dy jetë. Në na ka lënë plagët hapur. 19 vjeç, për dy muaj do të mbushte 20”.’- tha babi.
‘Ai vrau një djal të ri, duam të marri dënimin që meriton!’- shtoi ai.
Aksidenti ndodhi në rrugën “Dekelias” në Menidi, ku fuoristrada e këngëtarit Janis Ksanthopoulos, ka devijuar majtas rrugës dhe është përplasur ‘kokë më kokë’ me një automjet tjetër.
Pas përplasjes, mjeti i dytë në të cilin ndodheshin dy 20-vjeçarë është përplasur me një shtyllë të energjisë elektrike, ku ka mbetur i vdekur njëri prej tyre, pikërisht Antonio Daja nga Hajmeli i Vaut të Dejës.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
51.5%
-
Jo
34.5%
-
Nuk e di
14%
Vota total: 3553
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Më kapi për fyti ...', shqiptarja denoncon ish-bashkëshortin grek në polici
27 Korrik, 22:35
-
Shpërndanin drogë në Athinë, në pranga 3 shqiptarë! Komunikonin me kode për të mos u zbuluar (EMRAT)
25 Korrik, 21:27
-
Greqi/ Vidhnin njësi akomodimi turistike në Mykonos! Arrestohet një 32- vjeçar shqiptar! 3 bashkëpunëtorët në kërkim
24 Korrik, 09:34
-
Greqia mohon akuzat e Turqisë se ka shtyrë migrantët në territorin turk
22 Korrik, 15:28
-
Gjobvënie brenda burgut të Kretës! 3 shqiptarë shantazhonin të burgosurit me familjarët dhe shuma deri në 1000 euro
20 Korrik, 17:09
-
Greqi/ Të dënuarit shqiptarë nisin grevë për shkelje e të drejtave
20 Korrik, 11:20
-
Alban Daci: Ligji i Luftës i Greqisë me Shqipërinë!
18 Korrik, 13:18
-
U vdiq djali me autizëm në makinë, lirohet nga qelia çifti shqiptar në Greqi! Dëshmia: I pëlqente të rrinte atje, i çonim ujë dhe ushqim
18 Korrik, 09:27
-
Shkaku i zjarreve, mbyllet një pikëkalim mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë
17 Korrik, 17:20
-
E zë korrenti nga makina e krasitjes, humb jetën shqiptari në Greqi
17 Korrik, 11:24
-
Fredi Beleri për median greke: Do përballoj dënimin deri në fund! Himara është vend i banuar nga grekë dhe shqiptarë
17 Korrik, 09:01
-
EMRAT/ Lanë djalin me autizëm në makinë dhe vdiq nga vapa, arrestohet çifti shqiptar në Greqi
15 Korrik, 12:05