Këngëtari: Ja pse vendosa të jem në Këngën Magjike! 30 pikët ia jap… (VIDEO)

Ka eksperimentuar në rryma të ndryshme muzikore, por Gjergj Kaçinari është një nga këngëtarët më të mirë të muzikës rock në vend. Me një look ekstravagant dhe një zë unik, kantautori Gjergj Kaçinari, plotëson profilin e tij artistik edhe me zotërimin e disa instrumenteve si: kitarë, bateri, piano.

Edhe pse ka marrë shumë pak pjesë në festivale muzikore, Gjergj Kaçinari këtë vit është konkurrent në Këngën Magjike, me këngën “Dua”. Ai tregon arsyet pse vendosi të bëhet pjesë e këtij kompeticioni.

 “Kam qenë gjithmonë në kontakt me këtë festival. Thjesht këtë vit mendova të marr pjesë është një promovim shumë i mirë, Ka shumë pak festivalë apo evente televizive dhe duhen kthyer në rutinë nga çdo artist. çuar deri në fund. Jam shumë pro komerçiales, nuk jam tipi që bëj muzikë dhe asnjeri mos ta marrë vesh që bëj muzikë, çdo metodë promovimi është e vlefshme. Kompromisin nuk e bëj me krijimin, jo me reklamimin e asaj që bëj. Kënga Magjike është prmovues i mirë. Kënga ka 3 vjet që ka qenë gati në aglisht, do vijë edhe me një videoklip.”, shprehet këngëtari.

Në Kënga Magjike Kaçinari nuk vjen vetëm si konkurrent, por edhe si krijues i këngëve të pjesëmarrësve të tjerë, siç është kënga e Kastro Zizos këtë vit.

“Me Kastron ka qenë puna interesante, ishte që në fillim ideja që të ishte diçka ndryshe. Kastro ka ardhur në publik ndryshe, kjo është një nga këngët më të veçanta të këtij festivali, dëgjojmë çdo vit të njëjtën gjë, prandaj Kastros do ia jepja 30 pikë edhe po mos ta kisha bërë unë këngën” thotë ai.

D.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?