Këngëtari gjen shqiptarin rrugëve të Greqisë: Ka lënë spitalin dhe është shumë rëndë..thirrje në 'Pa Gjurmë' për familjarët e tij (VIDEO)

TIRANË- Një emigrant shqiptar që jeton në Greqi, bën thirrje në emisionin ’’Pa gjurmë’’ për vënien në dijeni të familjarëve të një  shqiptari, të gjetur në gjendje kritike për jetën në Kallamata të Greqisë.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ky shtetas quhet Liman Murra dhe është nga Bulqiza, por që ende nuk ka asnjë familjarë të interesuar për të.

Prej kohësh jetonte në Greqi, si endacak, duke kaluar netët e ftohta të dimrit jashtë, pranë një toke me ullinj.

Shqiptari që e gjeti në Kallamat Arian Blloshmi, është këngëtari që punon në Greqi, ai i cili denoncoi këtë rast në emision ’’Pa gjurmë’’, me shpresën që të vihen në dijeni familjarët e këtij shqiptari. Blloshmi tregon sesi e dërgoi në spital, pasi e gjeti pa ndjenja dhe çfarë i thanë më pas mjekët, kur shqiptari nga Bulqiza refuzoi të merrte serumin duke u larguar nga spitali.

Liman Murra

"Kam disa organizime për koncerte këtu. Rastësisht kam kaluar dhe pashë dikë të shtrirë përtokë. Në ato momente ndaloj dhe shikoj që ishte pa ndjenja. E marr dhe e ul në një karrige. I them çfarë ke? Nuk më fliste. Më tha: ’’Vetëm më vendos një bidon me ujë të ftohtë tek koka,- pastaj më thotë: Dua të iki në shtëpi’’. E pyes ku e ke shtëpinë, por më thotë se nuk kishte banesë. Flinte përjashta. Në atë moment i bie të fikët. Thirrim ambulancën për ta transportuar në spital. Gjendja e tij është e rëndë. Sot isha pranë spitalit të Kallamatës. Mora informacion dhe më thanë se ka bërë dy serume dhe qetësues. Nuk kishte pranuar të merrte një serum të dytë dhe e kishte hequr duke u larguar nga spitali. I ishin vënë në kërkim dhe e kishin gjetur 100 metra larg spitalit në mes të shiut. E marrin për ta dërguar sërish në spital. Heq prapë serumin dhe largohet.  Mjekët më thanë se i druhej frikës nga policia dhe kishte thënë se nuk kam të holla me vete. Nuk kanë arritur t'i bëjnë të gjitha analizat, por dyshojnë se i ka rënë trompozë-tha Blloshmi

Shqiptari në gjendje të rëndë sipas informacioneve është pa dokumente dhe prej kohësh ka jetuar në kushte të vështira në tokën helene.

Këngëtari Arian Blloshmi

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Poshtersi Personeli i Ambasades !: 17/12/2019 10:41

    Shqiperia eshte Shtet,,shtete i thencin ! ku eshte Personeli i Ambasades ! Te Interesohet per Qytetaret e tije. !

    Përgjigju
  • Kafsha: 17/12/2019 10:32

    Ore injorantë fshatarë, nuk quhet tokë helene por greke! Kush u ka mesuar apo nga e keni degjuar kete term? O injorantë , bota i quan greqet grekë dhe jo helene! Ju përse e bëni nje gje të tillë? Kush jeni ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar