Këngëtarja e famshme amerikane, Anastacia do të mbajë një koncert edhe në Shqipëri.

Përmes një postimi të bërë në llogarinë e saj të Instagramit, artistja ka treguar datat e turneut të saj dhe duket se si datë mbyllëse është ndalesa e saj në Shqipëri, pikërisht në Tiranë, me datë 25 gusht.

Bashkëngjitur postimit të saj, këngëtarja e njohur e hitit "Left Outside Alone", ka shpjeguar gjithashtu se biletat kanë dalë në shitje.

Anastacia nis rrugëtimin e turneut të saj më 19 qershor në Gjermani, së bashku me Lionel Richie.

anastacia

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)