Me flamurin shqiptar në dorë, Anxhela Peristeri niset drejt Holandës për në ‘Eurovision’

Me flamurin shqiptar në dorë, Anxhela Peristeri niset drejt Holandës për në ‘Eurovision’

Me valixhe, flamurin shqiptar në dorë dhe bluzën “Karma”, këngëtarja Anxhela Peristeri e cila do të përfaqësojë vendin tonë në “Eurovision” niset drejt Holandës, ku do të zhvillohet festivali muzikor.

“Le të fillojë udhëtimi” shkruan këngëtarja në një postim në rrjetin e saj social Instagram.

Peristeri do të na përfaqësojë me këngën “Karma” e cila do të jetë në gjuhën shqipe dhe do të performojë e 11-ta në radhë.

“Kamra” është një baladë e qetë në gjuhën shqipe, e cila nxjerr në pah potencën vokale të Anxhela Peristerit, megjithatë nuk kanë munguar edhe “shpërthimet” kryesisht në fund të këngës.

Festa më e madhe muzikore në Evropë do të mbahet nga 18 deri më 22 maj.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqip: 10/05/2021 23:05

    Potenza vokale=fuqia Zanore!..Suksese Anxhela,je një KryeKangëtsre,por edhe Vajzë Tërheqëse e bukur,e zgjuar dhe e mençur,Thjesht Shembullore!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve