Këngëtarja me origjinë shqiptare Enisa Nikaj është nderuar nga Këshilli i Qytetit të Nju Yorkut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Këngëtarja është nderuar me një çmim për arritjet e saj personale në fushën e muzikës si dhe për shërbimin e dhënë ndaj komunitetit.
“Prindërit e mi erdhën në Amerikë nga një qytet shqiptar në Mal të Zi. Edhe pse jam lindur dhe rritur në Nju York, ata gjithmonë janë kujdesur që të mos harroj kurrë kulturën tonë, rrënjët shqiptare që na bënë në Tuzi Mali Zi bota, është diçka e mahnitshme. Faleminderit Këshillit Bashkiak për nderin! Shqiptaro-malazezët në mbarë botën krenarë që janë ndër të parët që hapin rrugën për brezin e ardhshëm”, shkruan Enisa në Instagram.