Gjunjët janë nga pjesët më të forta të trupit, por edhe më problematiket për shumë persona, pasi janë veçanërisht të ndjeshëm për shkak të lëvizjes dhe presionit. Nyjet e gjurit janë më të mëdhatë e trupit të njeriut, mbajnë një sasi të madhe të stresit, pasi mundësojnë lëvizjen e trupit duke mbështetur pjesën e sipërme të tij. Me kalimin e kohës dhe viteve fillojmë të humbasim masë kockore dhe si rrjedhim fillojnë dhe problematikat me dhimbjet e gjunjëve. Kur një gju dhemb apo akoma më keq të dy prej tyre, kjo ndikon menjëherë në jetën tonë të përditshme, nuk mund të ecim lirisht, të ulemi e të ngrihemi e një sërë problemesh të tjera. Për fat të mirë për gjunjët tona, ka mjete natyrale për të ulur inflamacionin dhe për të lehtësuar dhimbjen. Ndaj në studion e Rreze Dielli në “Bima dhe Shëndeti” në Report TV, me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, tregojmë shkaktarët e dhimbjeve të gjunjëve, si të bëjmë ekzaminimin vetë në shtëpi për të kuptuar problematikën nga na vjen dhe si të trajtojmë qetësimin e dhimbjeve me kura natyrale.
“Po t’a kapim sëmundjen dhe problematikën që në fillim, ne kemi mundësi që t’a ‘vrasim’ shumë shpejt, ndërsa po t’a lejmë që të përparojë dhe denigrojë atëherë dhe trajtimi do të na dojë më shumë kohë” thekson në filllim të bisedës Ylli Merja.
Po cilët janë shkaktarët e dhimbjeve të gjunjëve sipas specialistit Merja?
- - Goditjet ose traumat
- - Zgjatimet aksidentale të ligamentit ose tendinit
- - Dëmtimet e ligamenteve, brezat elastik të indeve
- - Bursiti i inflamuar, enjten gjunjët dhe japin dhimbje
- - Shtrembërimi i gjunjëve nga brenda ose nga jashtë
- - Marrja e produkteve ushqimore pa sasisa të mjaftueshme kalciumi, fosfori, magnezi, vitamine D
- - Qelizat për shkatërrimin e kockave: osteoklastet, pas moshës 40 vjeç humbasim rreth 1 % të masës kockore
- - Dhimbjet reumatizmale: osteoartriti lloji i zakonshëm që prek kyçet
- - Prishjet e ligamenteve të gjurit
- - Shqyerja e meniskut
- - Thyerjet e kockave ose frakturat
Sipas specialistit Merja, është shumë e rëndësishme që ne të kuptojmë se përse na vijnë dhimbjet e gjunjëve, pra të kuptojmë problematikën, për këtë mund të bëjmë vetë disa ekzaminime në kushtet e shtëpisë.
“Së pari, për të kuptuar nëse keni tharrje të lëngut sinovial, bëni 5-6 ulje dhe ngritje. Nëse dëgjoni 2-3 kërcitje ka filluar tharja e lëngut sinovial. Së dyti vëzhgoni me kujdes vetëqëndrimin, qëndroni drejt në këmbë me këmbët larg njëra-tjetrës 10-12 cm, nëse gjunjët janë të afruar ose të harkuar këni lakim kyçesh. Ndërsa për të kuptuar nëse kemi një shtrembërim të kockës lagni shputat me vaj, vendosni dy fletë formati në dysheme, vendosni këmbët mbi fletët dhe vëzhgoni si i ngjyrosët. Qëndrimet e gabuara apo ecjet me këmbët brenda a jashtë sjellin me kalimin e viteve dhe problematika me dhimbjet e gjunjëve. Një tjetër ekzaminim që mund të bëjmë vetë është nëse ne bëjmë një palpim, një masazhim të gjunjëve dhe nëse fillojmë të kemi një skuqje dhe dhimbje, atëherë mund të ketë filluar një artrit, ndërsa nëse ka fryrje apo enjtje gjuri, mund të ketë filluar zona e bursitit të akumulojë ujë” thekson biofarmacisti Ylli Merja.
Dhimbjet e gjunjëve, trajtimi alternativ
- - Lyeni gjurin me ekstrakt trupi dhe vajin Reumer, masazhoni 10 minuta
- - Mbështilleni gjurin me një napë të lagur me uthull molle dhe kripë për 30 minuta
- - Grini 100-150 gr lakër, 1 kokërr patate dhe 1 lugë çaji kripë, mbështilleni rreth gjurit dhe lëreni gjithë natën (për 2-3 netë)
- - Në mëngjes lyeni gjunjët me ekstraktin e trupit dhe kremin Reumer. Gjatë ditës kufizoni lëvizjet e gjata dhe sforcimet fizike
- - Pasdite, nëse gjunjët na rrinë të lakuar nga brenda veprojmë kështu: hapim gjunjët anash, vendosim një peshqir të palosur në katërsh, mbledhim shputat e këmbëve dhe drejtojmë trupin. Nëse gjunjët janë të harkuar anash vendosim një top te këmbët poshtë dhe afrojmë gjunjët. Gjurin e dëmtuar e forcojmë edhe duke i vendosur 4-5 pasdite nga nje fetë buke të lagur me verë të kuqe, lëreni 2-3 orë
- - Në raste dhimbje masazhojmë gjurin me 2-3 copa akulli. pas kësaj vendosim napa të lagura me uthull molle dhe kripë
- - Ekstrakt balsamik pini 2x 1 lugë çaji në ditë, qetëson dhimbjet dhe normalizon qarkullimin e gjakut
Shumë i rëndësishëm sipas Merjas është dhe regjimi ushqimor. Ka një sërë ushqimesh, të cilat forcojnë kockat si muesli, tërshëra, farat e kungullit, stikat, arrat, fasulet, thjerrëzat, quinoa, spinaqi, asparagu, qepa e kuqe, hudhra, xhinxhër apo trëndafili i egër. Në fund të bisedës Merja këshilloi që të shmangni ushqimet me sheqerna, kripë, kafeinë, yndyrna apo të skuqura.