KUÇOVË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga arrestimi i Ismet Hadës, një ditë më parë,  43-vjeçari që hiqej si shef policie dhe u merrte para qytetaravë në Berat me anë të presionit.

Mësohet se 43-vjeçari, ka shfrytëzuar këtë situatë të krijuar nga koronavirusi dhe "preja" e tij ishin personat që kishin thyer karantinën. Ai ka arritur t'u marrë dy qytetarëve para dhe një celular, me argumentin se po i falte që kishin shkelur rregullat. Më konkretisht qytetarit me inicialet R. K., banues në Lapardha i ka marrë një shumë të konsiderueshme parash me pretendimin se po e falte që kishte thyer karantinën.

Me të njëjtin pretendim i ka marrë një celular një tjetër qytetari i identifikuar si P.B. Ndaj tij, rëndon akuza për veprën penale për veprat penale" Vjedhja ne anë të mashtrimit" dhe "Përvetësim i titullit dhe detyrës shtetërore". Ende nuk dihet se ku e ka siguruar 43 vjeçari uniformën e Policisë së Shtetit.