KENIA - Dy burra në Kenia kanë nënshkruar një kontratë për t'u 'martuar' të dy me të njëjtën grua. Gruaja në fjalë ka marrëdhënie me të dy burrat dhe refuzoi për të zgjedhur njërin prej tyre.

Kështu që u pa si zgjidhje e vetme që të dy burrat të ndanin me njëri - tjetrin të njëjtën grua. Marrëveshja përcakton që burrat të qëndrojnë në shtëpinë e saj dhe ta ndihmojnë atë për rritjen e fëmijës në rast se ajo do të ketë një të tillë.

"Kemi rënë dakort se që nga sot nuk do të kërcënojmë apo nuk do të kemi ndjenja xhelozie për njeri-tjetrin në lidhje me gruan tonë. Secili prej nesh duhe të respektojë ditën kur tjetri do të qëndrojë me atë. Biem dakort që ta duam njëri-tjetrin dhe të jetojmë në mënyrë paqësore.

Askush nuk ka detyruar të bëjmë këtë gjë", citohet në marrëveshjen e nënshkruar nga të dy burrat. Sipas avokatëve, nuk ka ndonjë ligj që të ndalojë martesën e tyre, që një grua të ketë më shumë se një burrë. Martesat poligame ndodhin shpesh në Kenia, por që të ndash gruan është diçka e rrallë.

(v.gj/shqiptarja.com)