KENIA - Quhet Kitengela dhe ka tërhequr vëmendjen e gjithë botës me riciklimin e xhamit të thyer për të prodhuar sende me vlerë. Kjo punishte gjendet në Kenia dhe në të punojnë qindra persona, të cilët janë në gjendje të kthejnë plehrat në diçka të bukur. Ata grumbullojnë shishet bosh apo xhamat e thyer dhe pas riciklimit ato i kthejnë në sende me vlerë.
Që nga llambadarët, gotat me forma të ndryshme, si dhe bizhu të shndritshme për femra, ndodhen të gjitha në dyqan dhe janë transformuar nga plehra nga disa duar magjike.
Lëvizja për riciklimin e plehrave në Kenia ka nisur para disa vitesh por ideatori i kthimit të plehrave në diçka me vlerë ishte Anslem Croze.
Lindur nga një nën hollandeze dhe baba amerikan, Croze u rrit në një familje artistësh, të cilët u zhvendosën në Kenia në 1970-tën.
I konsideruar si pallati i riciklimit, punishtja e Crozerit ka fituar famë botërore për artin e tij, duke tërhequr turistë të shumtë nga e gjithë bota, të cilat vijnë për të admiruar atë çka mund të dalë nga riciklimi i plehrave.
Një turist, i cili po e vizitonte për herë të dytë dyqanin e Crozerit, u shpreh se ishte mjaft i mahnitur nga ajo çka mund të krijosh me riciklimin e xhamit.
(ed.ka/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com