“Nga qielli u këput një Yll dhe ra, në mes të detit tej në errësirë, Vëllezërit e përzunë - gjyshja tha, se s'ish për ta vëlla dhe shok i mirë".
Ditët e fundit në rrjetet sociale dhe faqet e ndryshme qarkulloi lajmi se këtë poezi shkrimtari i madh Dritëro Agolli e kishte krijuar me të mësuar lajmin për shkarkimin e Ylli Manjanit nga posti i Ministrit të Drejtësisë.
Por lajmi që qarkulloi nuk është i vërtetë, pasi shkrimtari që ndodhej në momentet e fundit të jetës e recitoi në mënyrë ironike poezinë, ndërsa e ka krijuar në 1958 dhe botuar në librin "Në rrugë dola".
Tek kolana e veprave të Dritëroit botuar me 1980 është në veprën 1, faqe 62.
Infermierët e reanimacionit ku qëndronte i shtruar prej disa ditësh e kishin njoftuar për lëvizjen në ministrinë e Drejtësisë dhe shkrimtari kishte recituar këto vargje.
Shkrimtari i madh shqiptar ndërroi jetë pak ditë më parë në moshën 85-vjeçare.

Poezia e Dritëro Agollit e botuar në librin "Në rrugë dola" në 1958
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com