ELBASAN- Policia e Elbasanit ka arrestuar shtetasin Neritan Qosja 33 vjeç nga fshati Bathës i komunës së Treganit në rrethin e Elbasanit. Ky shtetas sipas burimve zyrtare të policisë lokale prej kohësh keqtrajtonte bashkëshorten e tij R.Qosja 29 vjeçe. Kjo e fundit e dhunuar disa herë edhe barbarisht e ka denoncuar bashkëshortin e saj në polici ndërsa ka qenë e detyruar jo rrallë që edhe të mjekohet për shkak të dëmtimeve fizike. Dyshohet se shkak i dhunimit fizik të saj ka qenë xhelozia e shfaqur në formën më ekstreme nga bashkëshorti. (aq/ns/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com












