Kërcënimet ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve, Etilda Gjonaj: T'u jepet më shumë mbrojtje, qeveria po përgatit kuadrin ligjor

Ish ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ishte ndër të parat që reagoi për kërcënimin e njerëzve të drejtësisë, pas dëshmisë së të penduarit Artan Tafani që rrëfeu për planin e grupit të Laert Haxhiut për eliminimin e prokurores së SPAK, Doloreza Musabelliu, dhe prokurores së shkarkuar në vetting të Lushnjës, Merita Selimi

Në një lidhje për emisionin “Kontrast” në Report Tv Gjonaj tha se qeveria është angazhuar për të përgatitur një kuadër ligjor me qëllim që t’u jepet më shumë mbrojtje apo shoqërim gjyqtarëve dhe prokurorëve që janë të prokurorisë dhe gjykatave të posaçme.

“Edhe në katër vjet që kam qenë në krye të ministrisë së drejtësisë në çdo rast kur kemi marrë kërkesa apo kemi pasur ndjeshmërinë që ka patur nevojë për të patur ndërhyrje në ligj apo në zbatim praktik për t’u garantuar më shumë mbrojtje gjyqtarëve e kemi bërë në çdo rast. Qeveria ka qenë e impenjuar në zbatimin e këtyre masave. Sot jemi në fazë ndryshe ku disa kërcënime kanë një sensitet më të lartë jo vetëm për faktin që behen nga grupe të strukturuara por dhe që u bëhen prokuroreve gra. Përtej faktit që kuadri ligjor nuk mungon, por për të marrë masa shtesë vetë qeveria është angazhuar për të përgatitur një kuadër ligjit me qëllim që t'u jepet më shumë mbrojtje apo shoqërim të gjyqtarëve dhe prokurorëve që janë të prokurorisë dhe gjykatave të posaçme.”

Reforma në Drejtësi, nënvizoi Gjonaj kishte si qëllim jo vetëm ndërtimin e institucioneve te pavarura por edhe rritjen e integritetit në sistemin e drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Një gjë është për t'u thënë që në momentin kur reforma në drejtësi u hartua një nga qëllimet ishte jo vetëm ndërtimi i institucioneve të pavarura të drejtësisë por edhe për rritjen e integritetit në sistemin e drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Që atëherë qeveria dha mbështetje edhe në kuadrin ligjor që u miratua dhe zbatua më pas, ishte një mbrojtje e veçantë e të gjithë magjistratëve në momentin që kishin një shqetësim, apo në rastin e magjistratëve të prokurorisë së posaçme. Bëhej me kërkesë të drejtpërdrejtë”.

“Sot mund të thuhet se ka një përgjigje në luftën kundër krimit të organizuar e koordinuar. Reforma në drejtësi e dha qartësisht objektivin që kishte në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Unë shpresoj që edhe forcat e tjera politike të mos anatemojnë gjyqësorin kur kanë problemet e veta personale.”

Përveç Doloresa Musabelliut nga SPAK dhe prokurores së shkarkuar nga KPK në Lushnje, Merita Selimi, të cilat sipas Artan Tafanit ishin objektiv i Laert Haxhisë, “Report TV” ka mësuar se vitet e fundit, janë gjashtë prokurorë të pajisur me mbrojtje të posaçme për shkak të kërcënimeve që kanë marrë gjatë ushtrimit të detyrës. 

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • odiooo: 06/10/2023 08:24

    Kur ishte kjo Min Drejtesie, institucioneve u vinte ere qytetari, erdh zhulsiu, ere mut maloku gjithandej...

    Përgjigju
  • XXX: 05/10/2023 23:05

    Ditet e fundit po flitet per detyrimet e shteti per mbrojtjen fizike te prokurorve,gjygjtareve,policise apo avokateve.Une kam mendimin qe ne kushtet e rritjes se krimeve,rritet edhe kapja dhe denimi i krimineleve.Ne rradhe te pare ligjezbatuesit duhet te ruhen , jo thjeshte nga shteti por: 1.-Gjykatesi,prokurori, hetuesi,etj. nuk guxon njeri t'i prek,kur ata jane te drejte ne gjykim. 2.- Kur nuk ka ne mes dallavere,marrje te vlerave monetare etj.dhenuk mbrohet.Fatkeqesisht kam shume raste kur jane liruar ata qe kane pague shuma te konsiderueshme. 3.Duhet pare me mire marredhenjet e prokurorit e gjykatesit me avokatet.Me vjen keq te pohoj se nje numur i madh avokatesh jane te komprometuar dhe me lehtesi kumprometojne ata qe hetojne 4.- SHTETI duhet te studjoje ligjet qe kane te bejne me sigurine e ligjzbatuesve,por ne rastet me te shumta nuk ka hakmarrje,per personat e drejte.Ne fund te fundit te ruhen vete,ose te rrisin kujdesin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?