Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka komentuar padinë e policisë për kryetarin e PD, Lulzim Basha, pas kërcënimeve të këtij të fundit për dhunë.
 
Tahiri ironizoi deklaratat e kreut të PD, duke theksuar se Bashën s'do pranonte ta kishte as komshi.

"Institucionet bëjnë detyrën. Nuk i kuptoj deklaratat agresive, arrogante, apo qëndrimin fodull të këtij njeriu, që personalisht s'do pranoja, me këto karakteristika, ta kisha komshi dhe jo më kryetar opozite", u shpreh Tahiri. 

Këto komente ministri i Brendshëm i bëri pasi firmosi peticionin për zbatimin e Vettingut.

Tahiri tha se Reformën në Drejtësi e duan 98% e shqiptarëve, ndërsa kundërshtarët e saj janë ajo pakicë e cila i trembet zbatimit të reformës.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com