TIRANE-Gazetari Bardhi Sejdarasi ka reaguar pas kërcënimit të Carlo Bollinos nga një simpatizant i Sali Berishës dhe Lulzim Bashës mbrëmjen e djeshme. Gazetari i ekonomisë shprehet se më shumë se kërcënimi, e shqetëson fakti i mungesës së reagimit të moderatorit dhe gazetarëve në studion e 'Opinion'. Për Sejdarasin, moderatorët e emisioneve duhet që përballë këtyre situatave, ku politikanët si rasti i Sali Berishës sulmojnë dhe shpifin për kolegët e tyre, t'u tregojnë derën e prokurorisë dhe të gjykatës dhe jo të emisionit.

"Nuk eshte aq problem ky kercenim banal prej injoranti militant! Mua me shqeteson prania ne studio e moderatorit dhe gazetareve, kolege te tu dhe te mite, qe nuk reagojne ashper kur fyhet nje koleg i tyre, madje nje punedhenes i tyre i dikurshem, duke mos e lene ende te flase autorin e fyerjes permanente ndaj teje! Ne keto raste koleget e lene ne mes emisionin dhe cohen nga karrigia, duke protestuar per profesionin dhe ne emer te tij! Nuk mund te behesh pale me te keqen dhe fyerjen!

Kaq vite qe ndodh kjo gje! Jo vetem ne rastin tuaj! Une uroj te ndaloje kjo lloj “lufte” ne media! Jo vetem te “Opinion”! Edhe te “Open”, kam pare qe analisti i ftuar fyhet si biznes apo si investitor!?? Dhe askush nga moderatoret nuk thote “Ndal”! Duke i treguar nje tjeter dere: jo te emisionit por te prokurorise dhe gjykates! Per fat te keq te ndodh ty kjo gje, me njerez qe iu ke dhene rrogen per shume vite! Imagjino me te tjeret!" mbylli postimin Sejdarasi.

Gjatë kohës që Sali Berisha ishte i ftuar dhe sulmoi me shpifjet e zakonshme gazetarin Carlo Bollino, një simpatizant dixhital i ish-kryeministrit dhe Lulzim Bashës kërcënoi gazetarin me një mesazh vdekjeje. ''Plumi ke ne horre shume shpejt. Mafioz di merda'' shkruajti Arjan Fatime Pupa, lindur në Sukth dhe banues në Itali, në provincën e Novarës.