Kërcënimi i Mziut në fushatë, Çollaku: Na surprizoi të gjithëve, ishte e panevojshme! PD s'është humbëse, vjedhja e votës do shkojë në Strasburg me databazë të paprecedentë

Deputeti i zgjedhur i PD Kreshnik Çollaku deklaroi në studion e “Pa Protokoll” në Report Tv se PD nuk i njeh zgjedhjet e 25 prillit, megjithatë ai mendon se duhet të futen në parlament për t’u përballur me mazhorancën.

“Ne se njohim rezultatin seshtë i bazuar në votë të lirë. Çështjen e parlamentit dhe mandateve se kemi diskutuar. Në bindjen time personale, ne nuk mundemi në këtë situatë të krijuar dhe mungesë ndershmërie të thellë, ti ofrojmë hapësirë të lirë këtij regjimi në një ndër arenat më të mira që eshte parlamenti. Do dikutohet dhe nëpër formune dhe do marrim vendim”, tha Çollaku.

Duke folur për deklaratën e Xhelal Mziut i cili gjatë fushatës elektorale kërcënoi duke thënë se kush është i dyshuar për shitblerje votash do ta pësojë si Pjerin Xhuvani që u vra nga shoqëruesi i Gazmend Bardhit, Çollaku nënvizoi se ishte surprizuese dhe e panevojshme. Përveç analizës, Çollaku thotë se PD do të bëjë një databazë ku do të dokumentojë të gjithë ata që kanë marrë pjesë në këtë inxhinierim të vjedhjes së votës dhe do ti çojnë deri në Strasburg.

“Nuk e fsheh dot se të gjithëve na surprizoi ajo deklaratë. Ishte e panevojshme edhe Mziu u tërhoq, është më shumë zhurmë mediatike. Përveç analizës së funksionimit të strukturave, ne do angazhohemi të përgatisim në databazë të plotë të paprecedentë. Në zona më të vogla në mikro, të gjithë njerëzit, ne do mbledhim me emra individësh të rëndësisë më të vogël që janë angazhuar në këtë inxhinierim të vjedhjes së votës. Ka elementë të fortë dhe do të shkohet deri në Strasburg”, shtoi ai.

Sipas tij PD nuk është humbëse, por prova e një fenomeni të rëndë të deformimit të vullnetit të zgjedhësve.

“Ne nuk jemi humbës, ne jemi prova e një fenomeni të rëndë që po  ndodh në Shqipëri që është deformimi i vullnetit të votuesëve. Përherë ka patur deviacione në mënyrë të përsëritur. Devijimi i vullnetit të nejrëzve ndodhi në këtë rast.  Ka pjesë që e kritikoj Bashën, edhe sot. Basha ka qenë i dënuar ta vazhdpojë këtë projekt ese përcaktonte Basha por ata njerëz që e ndjekin. Smuth të thoshte po e lë këtë punë se sja dola. Mund të ketë humbur dhe 3, para kësaj makinerie edhe mund të ndodhesh. Si mund të ballafaqohesha në mënyrë të barabartë me të gjithë strukturën. Si mundet të bësh një garë të barabartë në këto kushte”.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë