TIRANE - Devis Kokoli, koordinatori i Partisë Demoktarike në një prej zonave elektorale në Tiranë, kërcënohet me vdekje. Kokoli në datën 17 maj të këtij viti ka denoncuar në komisariatin nr.6, disa mesazhe kërcënuese, për të cilët ai mendon se janë kryer nga personat që një ditë më parë i kishin djegur makinën. Problemet e tij, kanë nisur që prej datës 16 maj të këtij viti kur i kanë ndjegur automjetin e tij me targa TR 5728 L, në zonën e quajtur qyteti i nxënësve.
Mirëpo disa ditë para kësaj ngjarje në datën 7 maj 2014, sërisht Kokoli është kërcënuar ku në telefonin e tij ka mbëritur një sms kërcënuese:”…Dëgjo mer ti Devis Kokoli mer masakara mer legen, ju demokratët thirni popullin për revolta se ju jeni msu tu djeg e shkrumbu shqipnin.Po prej malokut vetëm shkrumb e hi pritet.Vetëm socialistët kon për ta lulëzu shqipnin, poshtë horat e demokratëve…”. Fill pas këtij mesazhi, Kokoli i është kundërpërgjigjur duke i kërkuar informacion se kush ishte personi por sërisht ka marrë si përgjigje një sms tjetër me tekst”…ne jemi ata që fundërinat si puna jote që bëjnë thirje revolte nëpër fbook do ti bëjmë që ti bëjmë të majtë,o të heshtin që të mos flasin më se ju boni thirje për terror.
Pas këtij mesazhi një sms tjetër ka mbëritur në telefonin e koordinatorit të Partisë Demokratike, ku thuhej Je tu i dhonë shumë gojës o këlysh i saliut, po mos luaj me zjarrin se do përvëlohesh mor qen. Ca kujton ti mor ndyrësirë se do të lemë ty të thuash e të bësh ca të duash. Vazhdo kështu se kena për ta pa ca kena për të bë. Kena për të shujt fare…”. Pas këtyre sms, Kokolit i është djegur makina në datën 16 maj, ndërkohë në 17 maj ai ka depozituar kallëzimin në komisariatin nr.6 në Tiranë.
Mesazhi
“…O këlysh i saliut pse bë thirje për revolt mer legen, po terrori terror do mer shkër..... njeri. Po të kemi lon se kemi menduar se do e mbyllje halen. Po dhe në vrimë të miut të futesh kena me të gjet e do ta presim kokën se vetëm kështu të mbyllet halja ty…”.

(Në foto, faksimile e kallëzimit penal të bërë pranë komisariatit nr.6)
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com